Dyqanet luksoze në Paris janë barrikaduar duke mbyllur dritaret me panele druri apo metalike, nga frika e protestave të dhunshme, në përfundim të votimeve ditën e sotme.
Sot Franca mban raundin e dytë të zgjedhjeve, teksa ekstremi i djathtë i "Rassemblement National" shihet si pretendent për të fituar. Ndërsa të majtët kanë formuar një aleancë për të penguar fitoren e tyre.

Më shumë se 30,000 policë janë angazhuar për të garantuar qetësinë, ndërsa frika ekziston për protesta të dhunshme kundër të djathtës ekstreme.
Më të pakënaqurit janë padyshim miliona emigrantët e huaj në Francë, që i tremben dëbimit në rast të një fitoreje të Marine Le Pen, por edhe myslimanët, të revoltuar me deklaratën e kësaj të fundit se "do e ndalojë me ligj hixhabin" nëse vjen në pushtet.
Protesta të ngjashme më herët janë shoqëruar me shkatërrime masive, zjarrvënie dhe grabitje të dyqaneve luksoze.
