Një ngjarje e rëndë ka ndodh para disa ditësh në rrugën “Drenica” në Podujevë, ku për pasojë një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur.
Bëhet fjalë për Lulzim Fejzullahun i cili ka ndërruar jetë sot në spital, pas plagëve vdekjeprurëse që kishte marrë.
Sipas raportimeve dy të dyshuarit që e që e rrahën brutalisht 18 vjeçarin janë të miturit E.K., 16-vjeç dhe A.A., 17-vjeç. Të dy ata janë tashmë të arrestuar.
Ndërsa xhaxhai i të ndjerit e ka përshkruar të gjithë ngjarjen se si ndodhi deri në përfundimin tragjik.
“E kanë ndjek me kerr, e kanë shkel me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20, ndërroi edhe jetë”, ka bërë të ditur Rrahim Fejzullahu.
Më tej, ai tha se sipas informacioneve që i ka, e gjithë ngjarja nisi tek një beber.
“Aty i kanë shti fjalët. Jo s’po rruhesh para meje, jo kush je ti, jo kush jam une. Këtu ka ndodhë shkaku. Djali ka dalë, me shku prej shtëpisë. Në derë kah dalin janë rrok me krah. Këta e kanë përcjell me kerr, videot i ka policia”, ka bërë të ditur Fejzullahu.