VIDEO/ Në temperaturat -14 gradë, Putin zhytet në ujin e akullt!

20 January 2024, 09:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Në temperaturat -14 gradë, Putin zhytet në ujin e akullt!
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lënë mënjanë pallton e tij të ngrohtë dhe në temperatura "-14 gradë Celsius" është zhytur në ujin e akullt për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë.

Sipas ritualit, Putin u zhyt tre herë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.

Presidenti rus nuk ishte i vetmi që u fut në ujin e ftohtë me këtë rast, besimtarët e të gjitha moshave u zhytën për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse./The Guardian



Video