Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka ftuar Donald Trump të vizitojë Kievin, pas pohimit të tij se ish-presidenti amerikan është i aftë të ndalojë luftën Rusi - Ukrainë brenda 24 orëve nëse rizgjidhet.
Presidenti ukrainas i bëri komentet gjatë një interviste në Channel 4 News, duke u shprehur: “Të lutem, Donald Trump, të ftoj në Ukrainë, në Kiev. Pra, nëse mund ta ndaloni luftën për 24 orë, mendoj se do të jetë e mjaftueshme për të ardhur”, tha ai.
“Ndoshta Donald Trump ka një ide të vërtetë dhe ai mund ta ndajë atë me mua”, u shpreh Zelensky.