Alarmi në SHBA, anëtarët e Kongresit informohen për një “kërcënim serioz të sigurisë kombëtare” nga Rusia

14 February 2024, 20:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alarmi në SHBA, anëtarët e Kongresit informohen për një
Jake Sullivan, SHBA këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Turner thotë se të gjithë anëtarëve të Kongresit u është dhënë akses në informacione për një “kërcënim serioz të sigurisë kombëtare”.

Ai i kërkon Bidenit të “deklasifikojë të gjitha informacionet në mënyrë që Kongresi, administrata dhe aleatët të mund të diskutojnë hapur veprimet e nevojshme për t'iu përgjigjur këtij kërcënimi”.

Jake Sullivan, SHBA këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, tha se do të informonte personalisht udhëheqësit e kongresit mbi këtë temë të enjten.

Ai nuk dha detaje se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë.

Por dy burime dhe një zyrtar amerikan i thanë CNN se kërcënimi lidhet me Rusinë. Burime të shumta të njohura me inteligjencën e karakterizuan atë si "shumë të ndjeshme".

Një nga burimet që ka parë inteligjencën konfirmoi se "është, në fakt, një aftësi shumë shqetësuese dhe destabilizuese" ruse "për të cilën ne u njoftuam së fundmi". Por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson më vonë u përpoq të qetësonte shqetësimet rreth kërcënimit të papërcaktuar, duke thënë se nuk kishte "asnjë arsye për alarm".

“Ne thjesht duam të sigurojmë që të gjithë të jenë në timon,” tha Johnson. "Ne jemi duke punuar për të dhe nuk ka nevojë për alarm."

Ndërsa paralajmërimi i së mërkurës ishte i paqartë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh të shqetësuara për aftësitë ushtarake ruse dhe ndikimin destabilizues të saj në Evropë dhe në mbarë botën ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.


Video