Ajo u zgjua pak çaste para se të digjej. Gazeta “The Times of India” ka rrëfyer historinë e pabesueshme të Bujji Aamma, 52 vjeç, nga Berhampur, në distriktin Ganjam, në shtetin federal të Orissa.
Gruaja u dogj rëndë në një zjarr që shpërtheu në shtëpinë e saj më 1 shkurt. Ajo u dërgua në spital me djegie që mbuluan gjysmën e trupit, ajo u kthye në shtëpi por nuk u shërua kurrë. Duke pasur parasysh burimet e saj të kufizuara financiare, familja e saj nuk ishte në gjendje t'i siguronte asaj kujdesin mjekësor që i nevojitej.
Dhe kështu, duke parë që gruaja e tij nuk i hapi më sytë, Sibaram Palo vendosi që ajo të dërgohej në terrenin e djegies me një makinë varrimi. “Ne menduam se ajo kishte vdekur dhe informuam të afërmit e tjerë në zonë që të organizonin një makinë funerali për ta transportuar trupin e saj në vendin e djegies,” shpjegoi burri për gazetën indiane.
Dëshmitarja e 'ringjalljes' së Ammës ishte një grua, e cituar si K Chiranjibi nga Times of India: "Fillimisht ishim të frikësuar sepse nuk kishim parë kurrë një aksident si ky, megjithëse kishim dëgjuar disa histori”. Ishte ajo që vuri re se Amma kishte rihapur sytë.
Kështu që familja thirri makinën e varrimit për t'u siguruar që gruaja të sillej në shtëpi e gjallë.
Ngjarjet si këto janë shumë të rralla, por sigurisht jo të izoluara: një tjetër rast i 'vdekjes së dukshme' u raportua marsin e kaluar në Nju Jork, ku një grua 82-vjeçare u deklarua e vdekur disa orë më parë brenda shtëpisë së të moshuarve. Por ajo u gjet e gjallë nga shtëpia funerale, çka më pas shkaktoi hetime nga policia dhe zyrtarët shëndetësorë.