Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Studiuesit rusë janë afër krijimit të një vaksine kundër kancerit.Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur në Forumin për teknologjitë e së ardhmes në Moskë.
“Ne po i afrohemi krijimit të vaksinave të kancerit të gjeneratës së ardhshme dhe barnave imunomoduluese”, tha Putin.
Kreu i shtetit rus shprehu shpresën se së shpejti kjo vaksinë do të përdoret për terapi individuale.
Ai gjithashtu tha se kjo është një prej shumë zbulimeve që kanë bërë së fundmi shkencëtarët rusë.