Alarm në qytetin e vogël amerikan, emigrantët ilegalë "po vrasin macet dhe rosat, i hanë të gjalla"

9 September 2024, 21:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Alarm në qytetin e vogël amerikan, emigrantët ilegalë

Qyteti i vogël dhe deri dikur i qetë, i Ohajos, Springfield është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për një shqetësim të madh të banorëve.

Qyteti kishte një popullsi prej rreth 50 mijë banorësh, por sot ai numëron edhe një popullsi shtesë prej 20 mijë emigrantësh ilegalë.

Ata janë pjesë e miliona emigrantëve nga shumë vende të botës që në vitet e fundit vërshuan “pa doganë” përmes kufirit jugor me meksikën.

Në Springfield thuhet se është vendosur një popullatë e madhe haitianësh. Banorët e ishullit, së fundmi raportohen për një sjellje të çuditshme.

Përveç se ata akuzohen nga vendasit për ndotje masive të ambienteve publike, edhe akuzohen për makabritete ndaj kafshëve shtëpiake.

Emigrantët ilegalë, sipas rrëfimeve të vetë banorëve para këshillit bashkiak të qytetit, flitet se vrasin kafshë si macet dhe rosat nga parqet dhe liqenet, madje shkojnë edhe më tej duke u ushqyer me to.

Ky shqetësim është ktyer në temë në rrjetin social "X" ku nuk mungojnë denoncimet e shumta.


Video