Aksidenti në Itali, zjarrfikësit: Ka shumë vdekje, shumë! Kush ishin turistët që vdiqën (FOTO+VIDEO)

4 October 2023, 07:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti në Itali, zjarrfikësit: Ka shumë vdekje, shumë!
Pamje nga aksidenti

"Ka shumë vdekje, shumë”. Kështu raportuan dje në mbrëmje zjarrfikësit e 50 mjeteve të shpëtimit që kanë përfunduar me nxjerrjen e trupave të vdekur pas tragjedisë rrugore që ndodhi dje në mbrëmje në Venecia. 

Në ora 19.30, një autobus me turistë u rrëzua nga mbikalimi Vempa i Rizzardit në Mestre, Venecia. Sipas prefekturës, numri i përkohshëm i tragjedisë është 21 të vdekur, 12 të plagosur dhe disa të zhdukur.

Në bordin e autobusit ishte një grup turistësh të Evropës Lindore që po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia.

Automjeti i aksidentuar, pasi ka prekur telat e energjisë elektrike dhe ka fluturuar rreth 10 metra, ka marrë flakë nga përplasja.

Kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro tha: "Një tragjedi e madhe, qyteti është në zi".

Fjalë dhe më dramatike ishin ato të zjarrfikësve: “Ka shumë vdekje, shumë”.

Autobusi ishte i mbushur me turistë, në bord ishte kryesisht një grup ukrainas: sipas prefekturës, mes 21 të vdekurve janë dhe dy fëmijë, si dhe një adoleshent.

Shqetësim ngjall fakti që janë edhe 5 persona të zhdukur. Kurse 15 të tjerë janë dërguar në spitale me plagë në shkallë të ndryshme.



Video