Një aksident i rëndë automobilistik me viktima ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Venecia të Italisë.
Sipas raportimeve të para, një autobus është rrëzuar nga mbikalimi në “Vempa” e gjatë rënies ka prekur edhe telat e energjisë elektrike të linjës së tramit.
Gazeta italiane “Il Messaggero” raporton për të paktën 20 viktima, mes tyre 2 fëmijë. 40 persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mes Mestre-s dhe Venecias, ndërsa në vendngjarje ndodhen dhjetra ambulanca dhe forca të shumta zjarrfikëse si dhe ato të policisë.
Sipas informacioneve të para, autobusi ka qenë i mbushur thuajse plot me pasagjerë, dhe pasi ka rënë, ka shpërthyer në flakë për shkak të kontaktit me telat e korentit.
“Një aksident dramatik, e ka quajtur pak më parë ngjarjen e rëndë ministri italian Matteo Salvini.
“Zëvendëskryeministri dhe ministri Matteo Salvini po ndjek evolucionin e aksidentit dramatik në Mestre”, thuhet në njoftim.
Lajmi në përditësim...