A do t’i aktivizojë Putin armët bërthamore?

28 February 2022, 09:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do t’i aktivizojë Putin armët bërthamore?
A do t’i aktivizojë Putin armët bërthamore?

Askush nuk i kushtoi vëmendje. Por ky ishte një kërcënim që nëse Rusia nuk merr vendin që ai kërkon, atëherë gjithçka do të shkatërrohet.” Në një dokumentar të vitit 2018, Presidenti Putin tha se nëse dikush vendos të asgjësojë Rusinë, ne kemi të drejtën ligjore të përgjigjemi. Po, do të jetë një katastrofë për njerëzimin dhe për botën.

Disa të tjerë thanë se ai nuk do të aneksonte Krimenë, por e bëri. Madje që as do të fillonte një luftë në Donbas por ai i hodhi poshtë të gjitha parashikimet dhe e bëri.

Prandaj shprehja: “Nuk do ta bëja kurrë”, nuk vlen për Putin

Pse na duhet një botë pa Rusinë?

Putin ka nisur tashmë një luftë në shkallë të plotë kundër Ukrainës, por forcat e armatosura të Ukrainës po bëjnë rezistencë të ashpër. Vendet perëndimore për habinë e Kremlinit  janë bashkuar për të vendosur sanksione ekonomike dhe financiare kundër Moskës.

Vetë ekzistenca e sistemit të Putinit mund të jetë vënë në dyshim.

“Putin ndodhet në një pikë kritike,” tha një analist, Pavel Felgenhauer. “Atij nuk i kanë mbetur shumë opsione, sapo Perëndimi të ngrijë asetet e Bankës Qendrore Ruse dhe sistemi financiar i Rusisë të shembet.  Kjo do ta bëjë sistemin të pafuqishëm.

Një opsion për të është të shkurtojë furnizimet me gaz në Europë, duke shpresuar se kjo do t’i bëjë europianët të  zbusin masat".

Lufta në Ukrainë është lufta e Vladimir Putinit.

Nëse udhëheqësi i Kremlinit arrin qëllimet e tij ushtarake, e ardhmja e Ukrainës si një komb sovran do të vihet  në dyshim. Nëse Putin rrezikon të humbasë luftën dhe numri i viktimave është i lartë, kjo mund ta detyrojë atë të marrë masa të ashpra.

Dhe thënia “nuk do ta bëja kurrë” në raste të tilla nuk ka më vlerë./BBC


Video