Ish-deputeti socialist: Përplasja Rama-Veliaj, dallgë e vështirë për PS-në

2 November 2026, 21:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-deputeti socialist: Përplasja Rama-Veliaj, dallgë e

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Duke përdorur një metaforën e detit për të përshkruar situatën brenda Partisë Socialiste, Koçi e cilësoi përplasjen si një dallgë të fortë, që vështirëson lëvizjen e anijes, por që sipas tij nuk rrezikon ta rrëzojë atë. 

Ai theksoi se dëmi më i madh nuk prek njërën apo tjetrën palë, por Partinë Socialiste në tërësi, veçanërisht në aspektin moral dhe në raportin me mbështetësit e saj.

“Bëhet fjalë për një situatë ku ka dallgë, ku anija e ka të vështirë për të manovruar, për të ecur në itinerarin e vet, është një përplasje serioze. Dëmi më i madh është në tërësinë e vet, se sa një dëm që prek njërën apo tjetrën palë.

Nuk mendoj se është një dallgë që mund ta rrëzojë anijen, por është një dallgë e vështirë, në kuptimin e impaktit moral që krijon me detin e njerëzve. Me detin e atyre që e duan PS-në dhe që shpresojnë te ajo”, tha ai për A2. 


Video