
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diele në fshatin Neviçisht në qytetin e Korçës.
Anxhelo Brisku, 30 vjeç, është plagosur në sup dhe në kurriz.
Paraprakisht mësohet se, gjatë deklarimeve të tij, 30-vjeçari ka thënë se është goditur nga disa persona, të cilët pretendon se nuk i njeh.
Pas plagosjes, Brisku është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr kujdesin mjekësor. Ai raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me ngjarjen, ka dalë me një reagim zyrtar edhe policia e cila ka nisur hetimet lidhur me plagosjen. Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit.
“Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.