Historia, 11 takime mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë

15 August 2025, 15:54Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Historia, 11 takime mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë
Zëvendës Presidenti George H.W. Bush, Presidenti amerikan Ronald Reagan dhe lideri sovjetik Mikhail Gorbachev duke pozuar për një foto New York në 1988.

Që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka pasur 11 takime mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre të Bashkimit Sovjetik, e më pas të Rusisë.

Takimi i parë u zhvillua gjatë Konferencës së Potsdamit më 1945 mes Harry Truman dhe Josif Stalinit, ku u vendos rendi pasluftës.

Në vitet ’60, takimet Kennedy–Khrushchev, përfshirë Samitin e Vjenës në 1961, nuk shmangën Krizën Kubane, por hapën kanale direkte komunikimi.

Vitet ’70 shënuan përmirësim të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës, me dy takime kyçe: Nikson–Brezhnjev dhe Karter–Brezhnjev, ku u nënshkruan marrëveshjet “Salt 1” dhe “Salt 2” për kufizimin e armëve bërthamore.

Në vitet ’80, Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov zhvilluan katër samite, duke përfunduar me marrëveshjen historike të 1987-ës për eliminimin e raketave me rreze të mesme veprimi. Në vitin 1991, George H. W. Bush dhe Gorbaçov shpallën fundin e Luftës së Ftohtë.

Pas periudhës sovjetike, takimet ishin më të shkurtra dhe shpesh simbolike: Clinton–Jelcin për tranzicionin rus, Bush i dytë, Putin në 2001 për luftën kundër terrorizmit, Obama–Medvedev në 2009 për rigjallërimin e marrëdhënieve dhe disa takime Trump–Putin, më i diskutueshmi në Helsinki 2018.

Më 16 qershor 2021, Joe Biden dhe Vladimir Putin u takuan në Gjenevë për çështje të sigurisë kibernetike, të drejtave të njeriut, Ukrainës dhe kontrollit të armëve. Takimi u cilësua si konstruktiv, por nuk solli marrëveshje konkrete.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në 2022, kontaktet direkte mes dy vendeve u ndërprenë.


Video