Ekskluzive - E mohoi para gazetarëve, por Vox News mëson se depu...
11 Nëntor, 11:01Fokus
Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, është paraqitur në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, pasi është lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet.
Ngjarja vjen pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme, ku janë raportuar të lënduar mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.
Deri në këto momente nuk janë mësuar detaje në lidhje me lëndimin e Torbës, dhe nuk ka ende një bilanc total për numrin e personave të lënduar.