Të drejtat e punëtorëve, ku renditet Shqipëria? Raporti: Ka shkelje të vazhdueshme, por…

1 May 2024, 13:37Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të drejtat e punëtorëve, ku renditet Shqipëria? Raporti: Ka
Foto ilustruese

Shqipëria përkujtoi me më shumë festë se protestë 1 Majin, ditën e punëtorëve. Protesta të vakta u zhvilluan në orët e para të mëngjesit në Tiranë nga një grup minatorësh dhe një grup edhe më i vogël arsimtarësh.

Kërkesat e tyre për paga dhe kushte më dinjitoze në punë dhe vendosjen e minimumit jetik ishin në qendër të protestës.

Por, ku klasifikohet Shqipëria në listën e vendeve sa u takon të drejtave të punëtorëve? Sipas Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave të Punonjësve? Në raportin për vitin 2023, kjo konfederatë e klasifikon Shqipërinë në kategorinë tre, ku ka marrë raportime për shkelje të vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve.

Kategorizimi e vendos Shqipërinë në të njëjtin nivel të lirisë së punëtorëve me Belgjikën, Malin e Zi, Bullgarinë, Bosnjen dhe Poloninë, ndërsa më keq në Europë renditen Turqia, Bjellorusia dhe Greqia.

Në këto vende, Konfederata thotë se janë raportuar shkelje sistematike të të drejtave të punonjësve. Mes vendeve problematike vitin e kaluar u vendos edhe Britania e Madhe për shkak të një ligji të miratuar që ndalon grevën totale të sindikatave.

Sa i takon Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Ballkan, Konfederata vëren në raport se më shumë se sa legjislacioni, problem është moszbatimi i tij plotësisht si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Të drejtat e punëtorëve, ku renditet Shqipëria? Raporti: Ka


Video