Sot është data 6 Korrik, por punonjësit e Radio Televizionit Shqiptar nuk i kanë marrë ende pagat e muajit Qershor.
Kjo gjë konfirmohet për Vox News.al nga punonjës të RTSH-së, të cilët deklarojnë se vonesat e pagave janë një gjë që po ripërsëritet prej 4 muajsh në këtë institucion.
Sipas burimeve të Voxnews.al e gjitha kjo ndodh për shkak të vonesës së firmës nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Enkelejd Joti dhe sipas tyre e gjitha kjo ka një hile.
Punonjësit pretendojnë se pagat e RTSH-së janë rreth 600 milionë lekë të vjetra në total dhe sa më shumë ditë që ky fond mujor i pagave të qarkullojë nëpër banka, rritet përqindja e interesit dhe sipas tyre i gjithë ky lekë futet në xhepat e drejtorëve.
Më herët në Radio Televizionin Shqiptar kalonin pagat në datën 1 të çdo muaji dhe kjo vonesë në muajt e fundit, sipas punonjësve po ndodh vetëm që % e interesit që del nga qarkullimi i lekëve në bankë të shkojë tek xhepi i Drejtorit të Përgjithshëm, Enkelejd Joti.
Kujtojmë, se vonesat e pagave për punonjësit, po ndodh edhe në një kohë krize ku produktet kanë kapur çmime stratosferike.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.