1700 € për një varr e abuzime me tenderat në Tiranë, si u arrestuan 8 abuzuesit me 'vdekjen'

6 July 2022, 11:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
1700 € për një varr e abuzime me tenderat në Tiranë, si
Varr

Abuzimi me tokën publike për varre në Tiranë ka çuar në pranga 8 sekserë. Denoncimi është kryer nga bashkia e Tiranës, ndërsa hetimi është ndjekur nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroria e kryeqytetit.

Drejtori i Varrezave të Tufinës në Tiranë, Elidor Ndini, është arrestuar sot pasi ka abuzuar me tokat e varrezave në Tiranë. Sipas ABC Ndini ka abuzuar me hapësirën e varrezave, duke caktuar çmimin për një vend varrim deri në 1.700 euro, me çmimet që  varionin nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.

Gjithashtu mësohet se bashkë  me drejtorin  janë ndaluar edhe  tetë zyrtarë, ndërsa operacioni vijon ende. Hetimi është zhvilluar me metoda speciale ndërsa janë dokumentuar rastet dhe zbuluar edhe abuzime me tenderë në fusha të tjera.

Arrestimi i drejtorit të varrezave të Tufinës dhe i tetë zyrtarëve të tjerë është bërë në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksioni i Krimit Ekonomik.


Video