“Se rruaj për para””, Mentor Kikia kujton firmat piramidale: Djali i "BOSSIT" më hodhi tufën me dollarë në fytyrë

6 July 2022, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Se rruaj për para””, Mentor Kikia kujton firmat
Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia ka rrëfyer se si në 1996 kishte bërë një shkrim për piramidën “Xhaferri” dhe sesi djali i tij e kishte gjetur dhe i kishte hedhur paratë në fytyrë.

Ai tregon se atë kohë ishte një gazetar i ri dhe kishte bërë një shkrim për rrezikun e firmës rentiere, të qujatura atë kohë, por që djali i Rrapush Xhaferrit këtë e quajti prishje imazhi.

Kkia tregon se djali i Rapush Xhaferrit, i kishte shkuar në redaksinë ku punonte dhe i kishte hedhur paratë në fytyrë duke i thënë “unë se rruaj për para”.

“Një ditë me pas, ndërsa ecja me biçikletë për të shkuar në prokurori për ndonje lajm, tek ish-Ambasada JugosllaVE, në rrugën e Durrësit, një motoçikletë më përplasi, duke më hedhur në trotuar dhe iku, shkruan Kikia.

Postimi i plotë i gazetarit Metor Kikia:

Kohe e maskarenjve…..

Mesi i vitit 1996, isha gazetar i ri ate kohe. Mbuloja kroniken e zeze. Nje grua me takoi e me tha se tek firma “Xhaferri” nuk po jepeshin leket regullisht. (Futeshin me fajde. Fut 100 e per nje muaj merrje 300)

Bera nje shkrim mbi rrezikun e firmave rentiere- keshtu i thonim atehere. 

Brenda dites ne redaksine e Gazeta Shqiptare vjen djali i ketij hajvanit qe i kendojne kenge ketu, drejt e ne zyren e kr/redaktorit.

Ulerinte pse i kisha prush imazhin. Kunishte pare te kritikoheshin fajdet. Atyre i kendonte populli dhe qeveria.

– Une se rruaj per para – tha ai dhe nxori nje tufe Dollare e mi hodhi ne fytyre. Ne kembe benin roje dy truproja te tij nga 120 kg secili. Dollaret u shperndane neper dysheme e ata nxitian ti mblidhnin.

Nje dite me pas, ndersa ecja me biciklete per te shkuar ne prokurori per ndonje lajm, tek ish Ambasada Jugosllan, ne rrugen e Durresit, nje motociklete me perplasi, duke me hedhur ne trotuar dhe iku. Cava doren, e bera nja 3-4 qepje.

Pas disa muajsh ikem per lesh te gjithe: Keta maskarenj, qeveria qe i mbeshteste, parate tona, populli dhe Shqiperia bashke me ne.

P.S 1: kolege gazetere, bejeni punen tuaj mire. Eshe rreziku eshte pjese e ketij profesioni.

P.S 2: ndersa kenget vazhdojne per xhaferret e rradhes.


Video