Silva Bino: Vaksinohuni edhe nëse keni kaluar virusin para 1 muaji, ja variantet që po qarkullojnë

6 July 2022, 11:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Silva Bino: Vaksinohuni edhe nëse keni kaluar virusin para 1 muaji, ja
Eugena Tomini dhe Mira Rakacolli

Është mbledhur ditën e sotme Komiteti i Ekspertëve lidhur me situatën e Covid-19 në ditët e fundit ku ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja.

Tomini: Prej dy javësh ka një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive. Ky trend po pasqyrohet me rritjen e përqindjes së pozitivitetit dhe të shtrimit të pacientëve.

Ka pësuar rritje nga gatit 4-5 muajt pararendëse.

Për sa i përket bashkive në 90% kemi raste aktive dhe aktualisht popullata shqiptarë duhet të vaksinohet me dozë të 3 dhe të 4. COVID ka treguar se nuk ka një sezonalitet dhe është i pranishëm gjatë të gjitha muajve të vitit.

Rakacolli: Komiteti ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatave epidemiologjike në vend. Pas një periudhe të stabilizuar të përhapjes së infeksionit, prej disa javësh ka filluar një rritje të të infektuarve, por edhe të sëmurëve dhe humbjeve të jetës.

Trendi i rritjes është vënë re edhe javën e kaluar, ku numri i infektimeve është shtuar ndjeshëm, ku ka pasur dhe humbje të jetës. Kjo ka ndodhur nga qarkullimi i varianti Omicron.

Silva Bino: Pavarësisht numrit të varianteve, nga një studim, është vë në re qartësisht që impakti i vaksinimit është jashtëzakonisht i madh.

Është emergjencë kryerja e dozës së tretë për të mbrojtur format e rënda të sëmundjes. Të gjithë ata që nuk kanë kryer dozën e parë duhet ta kuptojnë që bëhen një risk për personat e vaksinuar.

Sot në qarkullim është varianti BA5, për të cilin nuk kemi të dhëna të qarta lidhur me format që ky variant shkakton, apo vdekjet që shkakton. Kemi të dhëna të pakta edhe për transmetueshmërinë e këtij varianti. Deri tani ka transmetueshmëri të ngjashme me variantin BA2.

Qytetarët duhet të bëjnë edhe dozën e tretë, të mos merren me diskutime “jo e kam kalur”. Çdo person që ka kaluar një muaj nga kalimi i infeksionit, duhet të bëjë dozën e tretë. Nuk ka asnjë lloj diskutimi për këtë gjë.


Video