Manastirliu: Rritet me 6 % paga e mjekëve dhe infermierëve

6 July 2022, 12:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manastirliu: Rritet me 6 % paga e mjekëve dhe infermierëve

Rroga e mjekëve dhe infermierëve është rritur me 6%. Vendimi ka hyrë në fuqi në datën 1 korrik dhe u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

"Duke filluar nga data 1 korrik, ashtu sikurse e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, të gjithë profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6%.

Kjo është një politikë e qeverisë shqiptare, e cila sikurse oshte planifikuar hyn në fuqi në 1 korrik dhe shtyn efektet përgjatë gjithë vitit dhe në vazhdim.

Efekti vjetor i rritjes së pagave për masën 6% është rreth 10 mln dollarë dhe nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë që ofrojnë shërbime në sistemin tonë shëndetësor", tha Manastirliu.


Video