
Korrupsioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është një problem afatgjatë dhe qeveritë në rajon kanë shpallur përpjekje të shumta për ta luftuar kundër tij prej vitesh. Mbrojtja e sinjalizuesve, personave që sinjalizojnë sjelljet korruptive është një pjesë e rëndësishme kundër fenomenit.
Të gjitha vendet në rajon kanë një kuadër ligjor relativisht të ri në fushën e mbrojtjes së sinjalizuesve, kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Megjithatë, efikasiteti i këtyre ligjeve është i dyshimtë. Me gjithë kontributin e tyre në transparencë dhe drejtësi, individët që raportojnë paligjshmëri shpesh privohen nga trajtimi i menjëhershëm i duhur. Në vend që të bëhen objekt i mbrojtjes, ata bëhen objekt i proceseve gjyqësore dhe veprimeve të tjera që ligji duhet t'i parandalojë, gjë që shkaktoi raste shumë të diskutueshme.
Shqipëria ka miratuar që në qershor të 2016-ës ligjin për sinjalizuesit. Por, problematika e theksuar nga Euractiv në lidhje me zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e menjëhershme të denoncuesve është ende prezente.
Për këtë qëllim partnerët ndërkombëtarë, BE, SHBA dhe organizata të tjera kanë kontribuuar financiarisht dhe me burime njerëzore në këtë drejtim.
Ligji ka për qëllim parandalimin dhe goditjen e korrupsionit në sektorin publik e privat, nxitjen e sinjalizimit të veprimeve, apo praktikave të dyshuara të korrupsionit si dhe mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë këto praktika.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.