Kastrati dhe Gega nuk pyesin as për Bordin e Ramës, rrisin çmimin e naftës pa miratim

22 March 2022, 11:15Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kastrati dhe Gega nuk pyesin as për Bordin e Ramës, rrisin
Shefqet Kastrati, Edi Rama dhe Paulin Gega

Çmimi i naftës është rritur gjatë ditës së martë në pikat me pakicë të tregtimit të karburantit. Një litër naftë po tregtohet me 211 lekë për litër, nga 203 lekë për litër që ishte më parë. Benzina po tregtohet më lirë, ndryshe nga deri tani kur ishte përgjithësisht një apo dy lekë për litër më shtrenjtë sesa nafta. Një litër benzinë po tregtohet sot me 211 lekë, nga 206 lekë për litër që ishte më parë. 

Pritej që njoftimin për ndryshimin e çmimit të karburanteve ta jepte Bordi i Transparencës pas mbledhjes së djeshme, por një njoftim i tillë nuk ka ardhur akoma, ndërkohë që rritja e naftës është bërë me 18 lekë/litër.

Karburantet më të mëdha në vendin tonë si "Kastrati" dhe "Gega oil" duket se nuk pyesin se çfarë vendos Bordi i Transparencës, por shikojnë se çfarë shkruajnë mediat.


 


Video