Shtrenjtimi naftës pritet të rrisë edhe çmimin e biletat e urbanëve

8 February 2022, 18:51Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtrenjtimi naftës pritet të rrisë edhe çmimin e biletat e
Qytetarë në Tiranë që refuzojnë urbanët për kushtet dhe çmimin e biletave

Rritja e çmimit të naftës deri në 200 lekë për litër ka ndikuar në rritjen e çmimeve në shumë drejtime.

Në kushte të tilla, edhe Shoqata e Transportit ka paralajmëruar rritje të çmimit të biletës së urbanëve.

Kreu i shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj shprehet se nëse qeveria nuk merr masa për çmimin e naftës, ata janë të detyruar që të shtrenjtojnë tarifat e shërbimit.

"Një ndryshim i çmimit të naftës reflektohet te kostot e mirëmbajtjes së këtij sektori. Ne nuk kemi kërkuar diçka që s'mund të bëhet ose nuk na takon, ne po kërkojmë çmimin e naftës si sektor ta marrim sa vendet e rajonit. Kemi kërkuar të përjashtohemi nga taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër është e padrejtë për ne.

Duhet edhe suport tjetër financiar, ulja e pragut të TVSH-së. Janë këto elemente të cilat ne i kemi quajtur shtyllat ekonomike tonat që të kalojmë krizën dhe mos ketë ndikim në rritjen e çmimit të biletës për qytetarët. Në momentin që ne hasemi me një zë të shurdhër, nuk na përgjigjen, automatikisht do kërkojmë rritjen e çmimit të biletës”, tha Memaj për televizionin Ora.

Memaj u shpreh se kërkesat e tyre dhe pse të përsëritura herë pas here ende nuk janë plotësuar.


Video