VIDEO/ 'Duam rritje rroge dhe....'/ Punonjësit e kompanisë 'Alumil', bojkotojnë punën!

7 July 2023, 10:36Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ 'Duam rritje rroge dhe....'/ Punonjësit e kompanisë
Pamje nga kompania, 'Alumil'

Punëtorët e firmës “ALUMIL” kanë dalë në protestë, duke bojkotuar punën për shkak se kërkojnë rritje rroge dhe kushte më të mira pune, përfshi dhe një vend të dedikuar ku mund të konsumojnë drekën.

“Paga është 400 mijë lekë të vjetra, 8 orë punë.  Kam 20 vite punë saldator, në 20 vite më është rritur rroga vetëm 20 mijë lekë të vjetra.  Gjithë fabrika është në protestë, janë gati 150 punëtorë gati. Presim të bëjnë negociata ata brenda, po nuk na i ngritëm nuk bëjmë punët, edhe pse me siguracionet janë të rregullt”, tha një punëtor.

Ndërkohë një grua shtoi se ka 20 vjet që punon dhe nuk është paguar për vjetërsinë e punës, duke shtuar se e krahasojnë me një punëtore që ka një vit që është në punë.

VIDEO/ 'Duam rritje rroge dhe....'/ Punonjësit e kompanisë

E themeluar në vitin 2004, si një fabrikë prodhuese dhe përfaqësuese e kompanisë së mirënjohur në Greqi, “Alumil Albania” ka shfaqur një qasje dhe një performancë shumë të mirë në treg, pavarësisht luhatjeve ekonomike në mbarë botën.

Në videon e siguruar nga VoxNews shikohen punëtorët e kompanisë ‘Alumil Albania’, duke protestuar dhe bojkotuar punën.

Pamje nga protesta:


I suksesshëm ishte edhe viti 2019 për këtë kompani, me rreth 2.5 miliardë xhiro të realizuara, kompania u rendit në vendin e 110 midis kompanive më të mëdha të Shqipërisë.

Por duket se kjo kompani me të ardhura kaq të mëdha, ka harruar punonjësit e saj dhe kushtet e punës për ta.

Alumil është një nga emrat më të mëdhenj Evropian në prodhimin e dritareve, dyerve dhe fasadave të banimit. Kompania  në Tiranë, ka 220 punonjës.  Menaxheri i Përgjithshëm i ‘Alumil Albania’, është Georgios Batsakis.VIDEO/ 'Duam rritje rroge dhe....'/ Punonjësit e kompanisë

“Jemi me kontrata individuale, nuk pranojnë kontratën kolektive. Do vazhdojmë protestat”, tha njëri prej punonjësve.

Por çfarë janë kontratat kolektive që kërkon të vendosë kompania Alumil dhe si funksionojnë ato:

Kontrata kolektive është një marrëveshje mes një sindikate ose organizate të punëtorëve dhe një punëdhënësi të caktuar, e cila përcakton kushtet e punës për një grup të tërë të punonjësve të punëdhënësit. Kjo kontratë përfshin të drejta dhe detyrime për të dyja palët, duke përfshirë kohën e punës, pagën, të drejtat dhe privilegjet e punonjësve, politikat e sigurisë dhe shëndetit në punë, procedurat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, dhe çështje të tjera të ndërlidhura me kushtet e punës.

Kontratat kolektive janë të rëndësishme për të siguruar drejtësi dhe barazi në vendin e punës. Ata ofrojnë një bazë ligjore për të mbrojtur të drejtat e punonjësve dhe për të rregulluar marrëdhëniet e punës midis sindikatave dhe punëdhënësve. Kontratat kolektive janë rezultat i negociatave mes palëve dhe zakonisht përfshijnë përpjekje për të arritur marrëveshje që plotësojnë interesat e të dyja palëve.

Shembull

Në një kontratë kolektive mund të përcaktohet orari i punës, rritja e pages bazë, bonuset, licencat e paguara, përfitimet shëndetësore, pensionet, procedurat për ndërprerjen e punës, dhe të drejtat për zbatimin e ligjit të punës. Këto kushte janë të aplikueshme për të gjithë punonjësit në grupin e punës të përfshirë në kontratë.

Kontratat kolektive mund të jenë të përkohshme, të caktuara për një periudhë të caktuar kohore, ose të përhershme, duke përcaktuar kushtet e punës për një afat të pacaktuar. Ata varen nga ligji dhe rregullojnë marrëdhëniet e punës në një sektor të caktuar të industrisë ose në një organizatë specifike të punëdhënësit./VoxNEWS


Video