SKANDALI / 'Wizz Air' sorollat e lë 24 orë nëpër aeroporte shqiptarët (Foto)

2 July 2023, 14:05Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDALI / 'Wizz Air' sorollat e lë 24 orë nëpër
Wizz Air

Shqiptarët po paguajnë disa herë shumë herë më shtrenjtë biletat e lira të fluturimeve që ofron Wizz Air, ndërsa denoncimet pothuajse të përditshme për sorollatjet që kompania u bën pasagjerëve nëpër aeroporte deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër.

Rasti i fundit është ai i fluturimit W46630, nga aeroporti i Malpensas në Milano drejt Rinasit në Shqipëri. Avioni me këtë numër fluturimi duhej të nisej të premten në orën 19:20 minuta, por u shty për në orën 20:30.

Por, peripecitë për pasagjerët në këtë fluturim nuk përfunduan këtu. Kur avioni iu afrua Tiranë qëndroi 1 orë në ajër duke dhënë si arsyetim motin e keq dhe pas 1 orë e gjysmë dërgoi u kthye sërish në Itali, këtë herë në aeroportin e Barit.

Skandali thellohet edhe më tej. Nga Bari u deklarua nisja për në Tiranë. Por, ndryshon sërish kur dhe rikthehet në Milano në orën 1 të natës.

Papërgjegjshmëria e kompanisë, që pasi shëtiti pasagjerët sa në Tiranë e Bari dhe më pas i riktheu në Milano bëhet edhe më ekstreme e arrogante.

SKANDALI / 'Wizz Air' sorollat e lë 24 orë nëpër

Pasagjerët u lanë të presin në aeroport për më shumë se tre orë. Nuk iu siguruan as transport për në hotel, por u thanë që të merrnin taksi e ta paguanin vetë dhe gjoja më pas kompania do t’ua rimbursonte këto pagesa.

Çmimet e taksive variojnë, duke shkuar në 100 euro vajtje-ardhje, një kosto shtesë veç pagesës së hotelit. Për këtë arsye, shumë prej pasagjerëve të këtij fluturimi zgjodhën që të qëndrojnë në aeroport. Kompania i njoftoi se do të niseshin në orën 13:50 minuta.

Por, pak më vonë e shtyu fluturimin me një orë dhe më pas sërish e shtyu për në orën 15:30 minuta.

Ajo që vihet re është se vonesat në nisje ndodhin vetëm për fluturimet drejt Tiranës dhe Prishtinës, ndërsa një tjetër fluturim i kompanisë brenda Italisë është nisur sipas orarit të përcaktuar.

Aktualisht, dhjetra pasagjerët e këtij fluturimi ndodhen në aeroportin e Malpensas, ku po bëjnë gati 24 orë që vuajnë papërgjegjshmërinë e kompanisë Wizz Air, që për më tepër një pjese prej tyre u ka marrë ekstra edhe 45 euro sepse nuk kanë arritur të bëjnë check on online, edhe pse ëebsiti i tyre të shumtën e kohës nuk të lejon të bësh check in.

Kjo ndodh me mbi 50-60 për qind të pasagjerëve dhe është një tjetër akt abuziv i kësaj kompanie.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video