Raporti i OSBE: Zgjedhjet u administruan mirë, kishte vetëm mungesë programesh në çështjet vendore

16 May 2023, 19:31Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raporti i OSBE: Zgjedhjet u administruan mirë, kishte vetëm
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve administroi mirë zgjedhjet, që nga procesi i shpërndarjes së bazës materiale, te dita e votimit dhe nisjen e procesit të numërimit.

Ky është vlerësimi që misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR jep në raportin paraprak për procesin zgjedhor. Raporti thotë se zgjedhjet ishin përgjithësisht të mirëadministruara, por kritikon klasën politike për polarizim të skajshëm të fushatës dhe raste të tjera keqpërdorimi.

Vëzhguesit thanë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve punoi në një mënyrë transparente dhe efikase, por puna e tij u minua nga zëvendësimi ndërsa i shpeshtë i anëtarëve të komisioneve të niveleve më të ulëta të emëruar partitë politike.

Kjo, thotë OSBE/ODIHR ndikoi negativisht në stabilitetin e këtyre komisioneve. Vëzhguesit nuk citojnë si problematikë madhore vonesat teknike në nisjen e votimit në mbi 500 qendra, por citojnë ndërhyrjet e shpeshta të partive politike në ditën e zgjedhjeve, votimin në grup.

Raporti vlerëson maksimalisht votimin elektronik, që thotë se ishte i suksesshëm, pavarësisht vështirësive teknike dhe me burime njerëzore që pati.

KQZ merr notë pozitive edhe në këtë drejtim, pavarësisht vonesave në shpalljen e rezultatit, që sipas OSBE/ODIHR u ndikua nga mungesa e trajnimit të operatorëve dhe stafit.

Ndryshe, nga për menaxhimin e zgjedhjeve dhe KQZ, pjesa politike e raportit është e mbushur me kritika. Vëzhguesit kritikojnë klasën politike për polarizimin e thellë gjatë fushatës, për mungesën e programeve nga ana e kandidatëve.

Mes kritikave është edhe protagonizmi i udhëheqësve politikë, që sipas vëzhguesve ndërkombëtarë mbytën hapësirën publike për kandidatët e tyre, duke mos u lënë kohë që të prezantonin programin dhe vizionin në drejtimin e komuniteteve./VoxNews.al


Video