VoxNews publikon VIDEON si u arrestua Fredi Beleri, SPAK: Po blinte vota!

12 May 2023, 07:04Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VoxNews publikon VIDEON si u arrestua Fredi Beleri, SPAK: Po blinte vota!
Ne foto: Kandidati i koalicionit, Bashke Fitojme në Himarë, Fredi Beleri

Kandidati i koalicionit, 'Bashke Fitojmë' në Himarë, Fredi Beleri është arrestuat mesnatën e sotme (e premte).

Ai akuzohet për blerje votash, Beleri ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici.

Fredi Belerin e kanë shoqëruar efektivë të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë.

VoxNews ka siguruar momentin e arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" për bashkinë Himarë.

Siç duket edhe nga pamjet, Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të lëshuar nga SPAK i janë afruar dhe i kanë vendosur prangat atij dhe shoqëruesëve të Belerit.

Kujtojmë se Beleri ka qenë i sulmuar ditët e fundit nga kryeministri Edi Rama, i cili se e ka akuzuar se ka në axhendë helenizimin e Himarës duke iu referuar një interviste që Beleri dha për Protothema.

Vetë Beleri hodhi poshtë akuzat duke u shprehur se e gjjtha ishte fabrikim i mediave të Ramës pasi ai vetë kishte folur vetëm për gjuhën greke dhe minoritetin. 

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video