Presidenca si zyrë dekoratash, edhe Borrell e shmang Metën,

15 March 2022, 21:20Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidenca si zyrë dekoratash, edhe Borrell e shmang Metën,

Në ditën që Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin e arsyetuar se përse nuk e shkarkoi Ilir Metën, megjithëse e gjeti me shkelje të Kushtetutës, Tirana u vizitua nga përfaqësuesi më i lartë i politikës së jashtme të Bashkimit Europian.

Josep Borrell u ndal për disa orë në Shqipëri, ku u takua me Ramën në një bisedë që shkoi më shumë se orari i parashikuar nga protokolli, doli në një konferencë për shtyp me kryeministrin, takoi ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe bisedoi edhe me aktorë të tjerë të politikëbërjes në Shqipëri.

Ilir Meta u shmang sërish. Ka kohë që shkallët e Presidencës i ngjisin vetëm punonjësit e institucionit, ose ndonjë artist, këngëtar, a figurë publike për të marrë dekoratën e radhës të shpërndarë nga Meta.

Prej 2019-s, Presidentin e kanë shmangur thuajse të gjithë zyrtarët e huaj perëndimorë që kanë vizituar vendin, që nga Kancelarja Merkel, te zv.ndihmëssekretari i Shtetit, Gabriel Escobar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së.

Të vetmet pritje zyrtare me të huajt të Metës në Presidencë kanë qenë këto tre vite ambasadorët e huaj që dorëzojnë letrat e akreditimit, ku të fundit nga të mëdhenjte ishte ambasadori i Britanisë së Madhe dhe ai i Gjermanisë.

Kjo tregon izolimin e Ilir Metës, që tashmë duket se i ka mbetur vetëm Sali Berisha dhe ‘Shtëpia e Lirisë’ e krijuar prej tyre. Problemi është se edhe vetë Sali Berisha është ‘i damkosur’ me vulën e ‘non gratas’ amerikane.

Prandaj, shprehja ‘zgjidhe shokun më të mirë se vetja’ ha debat në simbiozën Berisha-Meta.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video