Lulzim Basha nuk ka më pas vetes as mbështetësit e tij më të mëdhenj. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, si edhe 2 nënkryetarët, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar i kërkuan të tërhiqet bashkë me Berishën.
Vetë Basha tha se është i gatshëm për çdo hap, por pasi të konsultohet me të gjitha strukturat drejtuese. Pas çdo humbje në diskursin politik të Lulzim Bashës dëgjohet fjala “reflektim” dhe “fitore”.
Edhe pas 7 vitesh si kryetar opozite me 6 humbje, mbi shpinë vijon të përsërisë të njëjtën gjë dhe i vetmi që nuk po reflekton në fakt është ai vetë.
Kur të gjithë i flasin se është gabim dhe duhet të largohet nga PD, duket se vetëm Lulzim Basha nuk guxon të marrë përsipër përgjegjësitë e humbjes së radhës duke u larguar nga Partia Demokratike.
Video më poshtë sjell të gjitha deklarimet e Lulzim Bashës që nga humbja e parë e tij në zgjedhjet lokale të vitit 2015.
VOXNews.al