Ministrja Belinda Balluku rrëzohet te shkallët e Kuvendit, kolegët "shkrihen’ së qeshuri (Video)

17 March 2022, 13:21Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja Belinda Balluku rrëzohet te shkallët e Kuvendit,
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku në një konferencë për shtyp disa ditë më parë "mësoi" qytetarët shqiptarë që të mos shkonin të blinin cigare me makinë, por të ecnin në këmbë. 

Ditën e sotme Balluku ka përjetuar një moment të sikletshëm teksa po hynte në Kuvend, ajo u rrëzua në hyrje të Kuvendit, ndërsa po hynte në seancë plenare, një moment që u kalua me të qeshura nga ministrja dhe kolegët që i erdhën në ndihmë.

Fatmirësisht duket se ministrja nuk ka marrë ndonjë lëndim serioz nga rrëzimi, ku duhet thënë se shkallët kanë qenë të mbuluara me tapet, që e kanë bërë ‘më të butë’ rrëzimin./VOXNews.al

 


Video