Taksa zero për pagat deri në 40 mijë lekë, pse Rama shiti premtimin e para një viti si pjesë e paketës sociale?

17 March 2022, 14:00Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Taksa zero për pagat deri në 40 mijë lekë, pse Rama shiti

Taksën zero për pagat deri në 40 mijë lekë të vjetra, kryeministri Edi Rama e shet si pjesë të paketës së rezistencës sociale, por këtë gjë e ka premtuar shumë kohë para nisjes së krizës, konkretisht që në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar.

Këtë premtim, kreu i qeverisë e ka bërë gjatë fushatës së vitit të kaluar, ku prezantoi programin e Partisë Socialiste.

Taksa zero për pagat deri në 40 mijë lekë, pse Rama shiti

“Pagat, taksat dhe biznesi”, deklaronte  kryeministri në atë kohë për vendimin i cili ishte parashikuar për në 1 janar të 2022, por më pas u shty në korrik. Në 1 janar të 2022 për të gjithë ata që marrin pagë nga 300-400 mjë lekë në muaj, do të kenë taksë zero mbi pagën”, – tha Rama.

Ndërsa tani teksa e përfshin në paketën e rezistencës sociale thotë se taksa do të hiqet duke filluar nga muaji prill.

Taksa zero për pagat deri në 40 mijë lekë, pse Rama shiti

“Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milion lekë të vjetra”- thuhet ne paketen e rezistences sociale te prezantuar nga kryeministri./Panorama



Video