VoxNews ishte media e parë që publikoi lajmin se zëvendës-ministri i ri i Financave, Endrit Yzeiraj ishte administratori i një faqeje në instagram të quajtur “Punë Oligarkësh”.
Kjo indicie lindi pas publikimit të një statusi të ekspertit të teknologjisë Gent Progni, i cili ka bërë një reagim në mënyrë ironike duke thënë se ka vendosur edhe të hapë një faqe instagrami të quajtur “Punë Oligarkësh 2” që të bëhet një ditë zëvendës ministër.
Por nuk ka qenë vetëm reagimi i ekspertit të IT, edhe disa gazetarë të terrenit si: Arsen Rusta, Eni Ferhati dhe Andi Bora kanë shpërthyer ndaj zv/ministrit Yzeiraj.
Madje gazetari Andi Bora i ka kushtuar një, reagim në rrjetin social facebook për një incident të ndodhur me zv/ministrin, Endrit Yzeiraj.
Bora shkruan se: Personi me maskë që shihni në foto, është Endrit Yzeiraj. Prej 3 ditësh mban postin e zv. Ministrit të Financave, ndërsa përpara 3 viteve, mbante “postin e protestuesit” të indinjuar për shembjen e teatrit.
Ndërkohë kolegët e tij e kanë cilësuar si të pacipë që duhen demaskuar. Ata e quajnë turp të qeverisë emërimin e Endrit Yzeiraj si zv/minister i ekonomisë dhe financave.
Kjo nuk mbaron me kaq gazeta Drita me anë të një reagimi ka ngritur tre pyetje: Ky është një nga denoncimet e bujshme që u bë në faqen "Punë Oligarkësh" e cila është raportuar se qe në pronësi të zv.ministrit të sapoemëruar të Financave Endrit Yzeiraj?
A ishte faqja e Instagramit ajo që e bëri zv.ministër?
Pse i ndali denoncimet e rënda ndaj Shefqet Kastratit?
Faqja në fjalë në muajt e kaluar u bë shumë aktive duke denoncuar tendera, investitorët strategjikë, afera dhe skandale të ndryshme nga ana e pushtetarëve.
Por befas pak kohë më parë, kjo faqe u mbyll, pasi administratori i saj kishte marrë me sa duket “premtimin” për postin e rëndësishëm.
Kujtojmë se Yzeiraj nuk është treguar mjaft mbështetës ndaj projekteve të kryeministrit, kryesisht në fushën e ekonomisë. Përmendim këtu amnistinë fiskale që ka hapur një debat të gjerë dhe me ndërkombëtarët.
Në një analizë të bërë verën e kaluar, eksperti Yzeiraj parashtroi disa prej problematikave që kishte vënë në projektin e aministisë fiskale, që sipas tij, mund të sjellë mjaft pasoja në ekonomi. Por duket se me mbylljen e faqes dhe me karrigen e re të zv/ministrit ka ndryshuar mendim për oligarkët.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.