Punonjësit e policisë së burgjeve do të vishen me uniforma dhe këpucë të reja, që do të kushtojnë rreth 2000 euro për individ.
Tenderi me vlere 6 miliardë lekë është shqyrtuar në komisionin e ankesave, pasi kompanitë që hynë në garë kanë ngritur pretendime në muajin nëntor.
Ky komision ka vendosur që:
1. Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Marsi & AL” SHPK, për procedurën e prokurimit
2. Autoriteti kontraktor lejohet të vijojë me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit të sipërcituar
Ne kete procedure prokurimi kane mare pjese dy operatore ekonomike: 1- BOE “MARSI & AL” SHPK dhe “GIROMONDO” SHPK

2.“B & B FASHION” SHPK
Por operatori ekonomik “B & B FASHION” SHPK nuk ka paraqitur oferte ekonomike. Në fakt, tenderi i mbyllur në javën e dytë të dhjetorit, nuk e ka një firmë fituese, pasi për një muaj që qëndroi i hapur dolën ankesa nga 2 kompani fasone që hynë në garë.
Një prej firmave fasone ka qenë e paqartë me kushtet e vendosura për materialet që do të prodhohen uniformat dhe kohën e pamjaftueshme për të përgatitur dhe dorëzuar mostrat.

Ndërkohë, firma e dytë ka kërkuar ndryshim të kritereve për të hyrë në garë. Tashmë sipas rregullores, Komisioni i prokurimeve do të shqyrtojë ankesat dhe nëse do të shpallen të arsyeshme, gara rihapet me kushte të ndryshuara.
Por duket se zgjidhja është gjetur Agjensia e Prokurimeve Publike informon se “MARSI&AL, përfaqësues i subjektit, BOE “MARSI &AL” SH.P.K. dhe “GIROMODO” SH.P.K është identifikuar si fitues (paraprak) i procedurës së prokurimit.

Drejtoria e Burgjeve planifikon t’i veshë punonjësit e saj me uniforma dhe këpucë të reja. Për këtë qëllim është vënë në dispozicion një fond me vlerë 6.6 milionë euro, ku 5.4 mln do të kushtojnë rrobat dhe 1.2 mln këpucët.
Por, sa është kostoja për një efektiv?
Policia e Burgjeve numëron rreth 3200 efektivë, çka do të thotë se për veshjen e një gardiani do të shpenzohen 2000 euro.
Por duket se zgjidhja është gjetur Agjensia e Prokurimeve Publike informon se: “MARSI&AL, përfaqësues i subjektit, BOE “MARSI &AL” SH.P.K. dhe “GIROMODO” SH.P.K është identifikuar si fitues (paraprak) i procedurës së prokurimit.
VKM-ja e qeverisë
Në vendimin e qeverisë thuhet se policët e të gjitha burgjeve do të kenë të njëjtën uniformë. Uniformat e reja variojnë në bazë të stinëve, ku për stinën e dimrit është dizenjuar një veshje e ngushtë, ngjyrë blu e errët. Të reja do të jena edhe stemat, gradat dhe simbolet e punonjësve të policisë.

Ndërsa më tutje citohet se “punonjësit e rolit bazë sipas stinës përfitojnë edhe pelerinë shiu, doreza lëkure, çorape, rrip mesi dhe rrip shumëfunksional”. Qeveria ka miratuar fondin për 3600 uniforma të reja për dy vite.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.