Faqja e Instagramit që e bëri zv.ministër, pse e mbylli Endrit Yzeiraj ‘Punë Oligarkësh’

10 March 2023, 11:03Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Faqja e Instagramit që e bëri zv.ministër, pse e mbylli Endrit
Faqja Pune Oligarkesh ne Instagram e Endrit Yzeiraj qe tashme eshte mbyllur

Vendimi i Qeverisë për të ndryshuar dy poste zëvendës ministrash në kabinet u pasqyrua si një lajm formal nga mediat edhe pse njëri prej tyre akuzohet se e fitoi këtë post përmes një faqeje Instagrami.

Bëhet fjalë për Endrit Yzeirajn, i emëruar me vendim Qeverisë si zëvendës ministër i Financave. Yzeriraj, sipas një reagimi të bërë nga eksperti i teknologjisë, Gent Progni ka themeluar dhe administruar një faqe në Instagram.

Bëhet fjalë për faqen ‘Punë Oligarkësh’, që fill pasi Yzeiraj u zgjodh zëvendës ministër u mbyll. Progni ironizon se ka vendosur të hapë një faqe ‘Punë Oligarkësh 2’ që të bëhet zëvendësministër.

Faqja e mbyllur denonconte vendimet e qeverisë, tenderat, investitorët strategjikë, ata në ndërtim dhe ata të karburanteve. Për ata që e kanë ndjekur nga ditët e para, kanë vënë re se denoncimeve u shpëtonte vetëm një emër, ai i Samir Manes.

‘Punë Oligarkësh’ ka postuar kundër projektit të Portit të Durrësit, por asnjëherë për Portin e Vlorës, ku është zbatuar e njëjta praktikë grabitjeje e pronës publike. Ka denoncuar Shefqet Kastratin me koncesionet dhe tregjet monopol, por jo ligjet e vendimet favorizuese për qendrat tregtare të Samir Manes.

Në jetëshkrimin e tij, Endrit Yzeiraj, veç angazhimit në Instagram me faqen ‘Punë Oligarkësh’ ka aktivizimin me Nismën Thurje dhe rolin si ekspert ekonomik i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Në asnjërën prej dy fushave ku është angazhuar më herët nuk korri dot suksesin që i dha një faqe Instagrami.

Yzeiraj ka qenë një ndjekës i rregulltë i Vox News, ai na promovonte sa herë ne kishim denoncime për Kastratin dhe ishte kritik me ne kur denoncimet ishin për Samir Manen.

***

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 



Video