Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Posaçëm, pranon rekursin e Arbër Veliaj!

14 May 2025, 12:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Posaçëm, pranon rekursin e
Erion Veliaj/ Arbër Veliaj

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për Arben Veliajn, i cili kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga ana e BKH si dhe të kontrolleve të ushtruara nga agjentët në banesën e tij dhjetorin e 2024.

Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj të cilët pas seancës të zhvilluar në dhomë këshillimi, vendosën të rikthejnë ccështjen në Apel për rigjykim, tek i njëjti trupë gjykues.


Pasi shkalla e tretë e gjyqsorit të zbardhë vendimin, në Apelin e Posaccëm gjyqtari Engert Pëllumbi, do të marrë edhe njëherë në shqyrtim ankimin e Arbër Veliajt, i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për sekuestrimin e materialeve në banesën dhe zyrën e tij si dhe për kontrollet e ushtruara në këto dy ambiente në kohën kur ai ndodhej jashtë vendit.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, mësynë në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaccme po kryente për vëllain e tij Erion Veliaj.

Nga kontrollet u sekuestruan materiale, pajisje elektronike dhe sende të tjera të cilat ndodhen në zyrat e SPAK dhe po përdoren për hetimin e çështjes.

Në të njëjtën ditë u sekuestrua edhe telefoni i Ajola Xoxës e cila ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, si e dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.

Hetimi i SPAK për kryebashkiakun e Tiranës po mban në paraburgim këtë të fundit, në masën e “arrestit ne shtepi” biznesmenin Elman Abule dhe në masë më lehtësuese pesë biznesmenë të tjerë, Shkëlqim Fushën, Meriman Palushin, Sokol Kryeziun, Fatmir Bektashin dhe Gentian Sulën.


Video