Korporata Elektroenegjitike Shqiptare është institucioni i radhës që jep tendera duke cënuar garën sipas ligjit. KESH ka firmosur një kontratë jo pak por 800 milionë lekë pa TVSH për riparim dhe mirëmbajtje makinash.
Prokurimi është mbyllur në 6 mars dhe ka si objekt riparimin dhe mirëmbajtjen e makinave të KESH për një periudhë 2 vjeçare.
Në prokurimin me vlerë 692 mijë euro ka marrë pjesë vetëm subjekti “Alstezo”, të cilin institucioni që drejtohet nga Ergys Verdho e ka shpallur fitues pa garë.
“Openprocurement” që kalon në sitë dhe monitoron tenderat e ka kapur me flamur të kuq për shkak të mungesës së konkurrencës, pasi në garë ka qenë vetëm një operator, “ALSTEZO SHPK” që pa asnjë surprizë apo dyshim ka fituar.
Ajo që bie në sy është dhe një detaj i rëndësishëm, që ngre dyshime është fakti që oferta fituese është e njëjtë me vlerën limit të vendosur për këtë tender, 80 580 000,00 për një kontratë 2 vjeçare./VoxNews
Më poshtë keni dokumentat e tenderit: