"Tërhiqu nga tenderi ose do të vrasim ty dhe familjarët e tu”, me këto fjalë u kërcënua biznesmeni Eral Myftari disa ditë më parë, nga 4 persona.
Kompania AL-MEXWOOD dhe Alcani.Shpk ishin konkurentë për një tender me vlerë 1 milion euro, prokurorim i shpallur nga bashkia e Tiranës.
Tenderi kishte si objekt blerjen e lëndëve drusore, fituese është shpallur kompania e Myftarit dhe është skualifikuar kompania e drejtuar nga Shaqir Alcani.
Menjeherë pas shpalljes së vendimit babë e bir Shaqir dhe Algert Alcani, në bashkëpunim me Edmir Boci dhe një 38 vjeçar të shpallur kanë kërcënuar biznesmenin, që të tërhiqej nga tenderi.
Kompania AL-MEXWOOD e drejtuar nga Eral Myftari duket se është e përkëdhelura e Bashkisë së Përrenjasit. Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba i ka dhënë kompanisë, AL-MEXWOOD katër tendera në një ditë.

Në vitin 2019 Partia demokratike, në një deklaratë nga zëdhënësja Ina Zhupa akuzonte kryebashkiakun e Gramshit se ka shpallur fituese kompaninë të vetme në garë “Al-Mexwood sh.p.k” me ofertën në vlerën 5 .863. 650 Lek dhe se sipas saj, kjo kompani ka mbështetjen e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Sipas Ina Zhupës asokohe, tenderi për të furnizuar shkollat me dru e ka marrë Al-Mexwood sh.p.k që ishte sipas saj nën sekuestro, pasi është dënuar për prerjen e pyjeve./VoxNews