2026-10-09 21:19:58Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Igli Tafa

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, ka finalizuar ditët e fundit një super tender me vlerë plot 9.3 milionë euro, ku këto para’ janë dhënë për të njëjta firma dhe pronarë që kanë marrë në të kaluarën edhe 15 milionë euro. Bëhet fjalë për tenderin e faturave të tatimeve, ku nga 4 firma në garë, pati vetëm një ofertë, që rrjedhimisht u shpall edhe fituese.

Dyshimet janë se tenderi në fjalë ka qenë një “qokë politike” për disa funksionarë kroatë që kanë qenë në Shqipëri, të cilët kanë krijuar një rrjet për të marrë çdo qindarkë të akorduar nga shteti shqiptar. Aq më tepër nga AKSHI, i cili është vjedhur deri në palcë nga ish-drejtuesit, por edhe këta të rinjtë, janë totalisht në ato “gjurmë”.

Nëse do të krahasojmë fondin e akorduar me ofertën e firmës fituese, do të dalë se BOE ka lënë disa qindarka, duke rritur dyshimet se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Po nëse 3 firmat e tjera vetëm vënë emrin po s’kanë ofertë, a kemi një garë formale? Natyrisht prapaskenat e kësaj procedure janë një dosje e vërtetë për Prokurorinë e Posaçme, për shkeljen e barazisë në tendera apo për shumë vepra të tjera.

Faksimile: Tenderi i AKSHI-t për faturat tatimore, ku nga 4 firma që morën pjesë vetëm 1 bëri ofertë

Duket një procedurë tepër e ngjashme me atë të Tunelit të Llogorasë, ku shteti jonë bëri çmos dhe paracaktoi fituesin, duke ua dhënë turqve. Duket se me urdhra dhe vendime që vinin nga kupola e shtetit, edhe kjo procedurë ka qenë që në fillim e paracaktuar.

Objekti i procedurës ka qenë “mirëmbajtje e modulit të menaxhimit të kontrollit të faturimit” për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 24 muaj mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës, ku vlera ishte 770 milionë lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në rreth 9.3 milionë euro.

Por shikoni farsën më poshtë! Firma “ENTECH.AL” mori pjesë në tender, por nuk bëri ofertë. Kompania “iCom” gjithashtu mori pjesë, por sërish s’bëri ofertë. E treta në radhë ishte “MetaSoft360”, e cila edhe ajo s’bëri ofertë.

Faksimile: Njoftimi i tenderit i AKSHI-t për faturat e tatimeve

Në fund, vetëm bashkimi i operatorëve “Primus Albania”, ‘Datech” dhe “ADM” bën ofertë prej 756 milionë lekë pa TVSH. Nëse do të bëjmë një llogaritje rezulton se oferta është plot 98.21 % e fondit limit, duke lënë “rrugës” vetëm 13 milionë lekë.

The largest percentage of the work is held by the company “Primus Albania” with about 73%, followed by “Datech” and “ADM” with 13% each. Previously, the company “Primus” was called “Jehona Software” and in 2018 was part of a lucrative tender of 15 million euros. After winning this contract that year, two Croatians bought the Albanian company.

Meanwhile, the media have reported that behind the Croatian shareholders, who are also currently the owners of "Primus Albania", it is suspected that the former head of the European Union office in Albania, Romana Vlahutin, is "hiding". In fact, in 2018, a few months before winning the big contract in Albania, they founded "Primus Adriatic" in Croatia.

©Copyright Vox News

This article is exclusive to Vox News, and is copyrighted under Law No. 35/2016, "On Copyright and Related Rights". The article may be republished by other media only by citing Vox News and including a link to the source at the end, otherwise any violator will be held liable under Article 178 of Law No. 35/2016.



Video