Opinion by Ilir Beqaj
More than 23 years have passed since the adoption of the law establishing courts for serious crimes in Albania and nearly seven years since the start of the functioning of the Special Court against Corruption and Organized Crime. However, an issue that should have been clarified long ago in Albanian criminal justice continues to create dilemmas.
What is considered a serious crime in the Republic of Albania?
This is not a purely theoretical, academic or terminological question. The answer to this question has direct consequences for the fundamental rights and freedoms of the individual. Article 228, point 3, letter “c”, of the Code of Criminal Procedure links one of the special conditions for the imposition of personal security measures to the risk that the person will commit serious crimes or crimes of the same type as the one for which the proceedings are being carried out. This assessment can also serve to justify imprisonment as the most severe measure of personal security.
Precisely for this reason, the definition of the concept of serious crime cannot remain an ambiguous issue, resolved case by case through different interpretations. It is worrying that, even after so many years of operation of the special jurisdiction, solutions are sought for the interpretation of this concept in the Palermo Convention, using the threshold of a maximum sentence of at least four years, established for the specific purposes of that Convention.
This dilemma is not hypothetical. In its 2026 jurisprudence, the Special Court of Appeal for Corruption and Organized Crime states: “For the concept of 'serious crime', in the absence of a definition in the Criminal Procedure Code, we refer to the United Nations Convention against Transnational Organized Crime [...]”
The court then uses the definition of “serious crime” under this Convention, with a maximum sentence threshold of at least four years of imprisonment. It should be noted that the court expressly speaks of the lack of a definition in the Code of Criminal Procedure, not of the lack of any treatment of the concept in Albanian criminal legislation. It is precisely this way of interpretation that is the subject of the following analysis.
But is it really necessary to turn to an international convention to understand what serious crimes are in Albania? Has the Albanian legislator not treated this concept? And can a definition drafted for the fight against international organized crime be generalized to all Albanian criminal justice, especially when the restriction of personal freedom may depend on it?
1. Origjina e nenit 75/a: ligji nr. 8813/2002 dhe kriteri fillestar i dënimit
Analiza historike nuk fillon në vitin 2003. Neni 75/a u shtua në Kodin e Procedurës Penale me ligjin nr. 8813, datë 13.06.2002, pra përpara miratimit të ligjit nr. 9110/2003 për organizimin dhe funksionimin e gjykatave për krime të rënda. Kjo kronologji ka rëndësi: fillimisht ligjvënësi ndërtoi bazën procedurale të kompetencës së posaçme dhe më pas organizoi institucionet që do ta ushtronin atë.
Në formulimin fillestar të vitit 2002, sipas historikut legjislativ, neni 75/a përdorte, krahas referencave ndaj veprave të caktuara, edhe një kriter të përgjithshëm të lidhur me ashpërsinë e dënimit: krimet për të cilat dënimi minimal i parashikuar ishte jo më pak se 15 vjet burgim. Duhet theksuar se ky ishte kriter i MINIMUMIT të dënimit, jo i maksimumit; pra nuk ishte i barasvlershëm me pragun e Konventës së Palermos, që i referohet maksimumit prej të paktën katër vjetësh.
Ky zhvillim historik e pasuron argumentin. Ligjvënësi shqiptar e kishte në dispozicion teknikën e përcaktimit të kompetencës përmes një pragu dënimi dhe, kur e përdori atë, zgjodhi një prag shumë të ndryshëm nga ai i Palermos. Në zhvillimin e mëvonshëm të nenit 75/a, kompetenca u shpreh përmes listave të neneve të Kodit Penal. Kjo tregon se përzgjedhja e veprave për juridiksionin e posaçëm ishte një vendim legjislativ i ndërgjegjshëm dhe i ndryshueshëm, jo rezultat automatik i një përkufizimi ndërkombëtar.
2. Ligjvënësi shqiptar e ka trajtuar konceptin e krimeve të rënda që në vitin 2003
Më 24 korrik 2003, Kuvendi miratoi ligjin nr. 9110 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave për krime të rënda”. Vetë titulli i ligjit dhe emërtimi i institucioneve janë domethënës: gjykata për krime të rënda.
Neni 1 përcaktonte si qëllim rritjen e efektivitetit të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, si dhe përmirësimin e cilësisë së gjykimit të tyre. Neni 2, pika 2, parashikonte: “Gjykatat për krime të rënda dhe gjykatat e apelit për krime të rënda janë hallka të sistemit gjyqësor, që shqyrtojnë në shkallë të parë dhe të dytë krimet me rrezikshmëri të lartë, të caktuara me ligj.”
Në nenin 5, pika 1, të të njëjtit ligj, ligjvënësi e konkretizoi këtë përcaktim duke iu referuar veprave penale të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Titulli i ligjit, emërtimi i institucioneve, qëllimi i ligjit, karakterizimi i krimeve dhe kompetenca lëndore përbënin një tërësi normative të lidhur. Ligjvënësi përdori konceptin e krimeve me rrezikshmëri të lartë dhe përcaktoi shprehimisht se ato caktohen me ligj.
3. Reforma në drejtësi ruajti përcaktimin ligjor të kompetencës lëndore
Reforma kushtetuese e vitit 2016 ndryshoi arkitekturën e institucioneve të posaçme të drejtësisë penale. Në vend të gjykatave dhe prokurorisë për krime të rënda u krijuan gjykatat dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ligji nr. 95/2016 përcaktoi organizimin dhe funksionimin e institucioneve të reja; neni 8 e lidhi kompetencën lëndore parësore të gjykatave të posaçme me nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale dhe me kufijtë e nenit 135, pika 2, të Kushtetutës.
Edhe pas reformës, neni 75/a vazhdoi të përmbante një listë konkrete veprash penale të kompetencës lëndore të posaçme. Ligjvënësi nuk e zëvendësoi përcaktimin ligjor të veprave penale me një kriter të përgjithshëm sipas të cilit çdo krim me dënim maksimal mbi katër vjet duhet të konsiderohet pjesë e juridiksionit të posaçëm. Përkundrazi, ruajti teknikën e identifikimit të veprave nëpërmjet dispozitave të shprehura të ligjit.
4. Neni 75/a përpara dhe pas reformës: referencat e Kodit Penal, një për një
Krahasimi i mëposhtëm vendos përballë listën e nenit 75/a në versionin e konsoliduar të vitit 2014 dhe listën e shkronjës “a” pas ndryshimeve të vitit 2021. Për të shmangur ngatërrimin, krahasimi i referohet listës së veprave, jo kompetencës sipas subjektit. Versionet e konsoliduara duhet të ballafaqohen me Fletoren Zyrtare për çdo mospërputhje të botimeve.
4.1. Lista e nenit 75/a përpara reformës (versioni i vitit 2014)
73, 74, 75, 78/a, 79/ç, 79/a, 79/b, 79/c, 109, 109/b, 110/a, 111, 128/b, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 233, 234, 234/a, 234/b, 245, 260, 265/a, 265/b, 265/c, 278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 287/a, 319, 319/ç, 333, 333/a, 334.
4.2. Lista e shkronjës “a” pas reformës (versioni pas ligjit nr. 41/2021)
230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a, 234/b, 244/2, 244/a, 245, 245/1(2,4), 257, 258/2, 259/2, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, 328, 328/b.
5. Dy shembuj që meritojnë vëmendje
Në Kodin Penal shqiptar ekzistojnë vepra penale për të cilat parashikohen dënime të konsiderueshme me burgim, por që nuk janë përfshirë shprehimisht në listën e kompetencës lëndore të gjykatave të posaçme, as përpara, as pas reformës. Shpërdorimi i detyrës, i parashikuar nga neni 248, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Mashtrimi me pasoja të rënda, i parashikuar nga neni 143, paragrafi 3, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.
Asnjëra prej këtyre veprave nuk është përfshirë asnjëherë shprehimisht në listat përkatëse të nenit 75/a. Kjo është domethënëse për të kuptuar mënyrën se si ligjvënësi shqiptar e ka konceptuar juridiksionin e posaçëm. Ai nuk ka përdorur si kriter të vetëm maksimumin e dënimit, por ka bërë një përzgjedhje të shprehur të veprave penale.
6. Jurisprudenca shqiptare e ka trajtuar konceptin e krimit të rëndë
Gjykata Administrative e Apelit, në vendimin nr. 86-2018-4476, datë 08.11.2018, ka shqyrtuar shprehimisht kuptimin e konceptit “krim i rëndë” në kontekstin e pezullimit të prokurorëve nga detyra. Në arsyetimin e saj, ajo iu referua neneve 1, 29, 31 dhe 32 të Kodit Penal, si dhe neneve 13 dhe 75/a të Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata u shpreh se krimet e rënda janë ato që ligjvënësi, në analizë të gjendjes së kriminalitetit dhe të politikës penale, i ka përfshirë në kompetencën lëndore të Gjykatës së Krimeve të Rënda ose të asaj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe krime të tjera të juridiksionit të zakonshëm për të cilat Kodi Penal parashikon vetëm dënim me burgim mbi dhjetë vjet.
Ky vendim tregon se gjykatat shqiptare kanë zhvilluar një interpretim të konceptit të krimit të rëndë duke u mbështetur në sistemin e brendshëm të legjislacionit penal. Gjykata Administrative e Apelit iu referua edhe Konventës së Palermos, por nuk e përdori atë si zëvendësim të analizës së legjislacionit shqiptar: ajo analizoi paraprakisht llojin e veprës, natyrën e dënimit, masën e tij, kompetencën lëndore dhe përbërjen e trupit gjykues.
Vendimi nuk është vendim njësues dhe nuk trajton drejtpërdrejt nenin 228/3/c. Megjithatë, ai është referencë konkrete jurisprudenciale që duhet marrë në konsideratë në një interpretim sistematik të konceptit të krimit të rëndë.
7. Konventa e Palermos dhe kufijtë e përkufizimit të saj
Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar e përkufizon krimin serioz, në nenin 2, shkronja “b”, si një vepër penale të dënueshme me një maksimum prej të paktën katër vjetësh heqjeje lirie ose me një dënim më të rëndë. Por neni 2 i kufizon shprehimisht përkufizimet “për qëllimet e kësaj Konvente”. Konventa është një instrument ndërkombëtar i hartuar për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Për këtë arsye, përdorimi i pragut katërvjeçar si kriter i përgjithshëm për interpretimin e nocionit të krimit të rëndë në të drejtën procedurale penale shqiptare kërkon një arsyetim të posaçëm. Nuk mjafton konstatimi se Konventa është ratifikuar nga Shqipëria. Duhet shpjeguar përse përkufizimi i saj duhet të përdoret për vlerësimin e kushteve për masat e sigurimit personal, kur legjislacioni shqiptar ka zhvilluar një trajtim të vetin të krimeve të rënda.
8. Why is this issue important for personal liberty?
Article 228, point 3, letter “c”, of the Code of Criminal Procedure links the existence of a special need for security with the risk that the person will commit serious crimes or of the same type as the one for which the proceedings are being conducted. The interpretation of the notion of “serious crimes” can directly affect the assessment of the conditions for the imposition or continuation of security measures.
Although the existence of this risk is not sufficient, in itself, to justify detention in prison, it can be one of the elements on which the decision-making on the restriction of personal liberty is based. Precisely for this reason, the interpretation must be clear, foreseeable and reasoned. In a state governed by the rule of law, the restriction of personal liberty should not be based on the automatic generalization of a definition drafted for another purpose, without first examining domestic legislation.
9. Conclusion: a dilemma that requires clarification
After more than two decades since the establishment of the courts for serious crimes and nearly seven years since the beginning of the functioning of the new special jurisdiction, it is reasonable to seek a clear and consistent interpretation of the concept of serious crime in Albanian criminal justice.
The Albanian legislator has addressed this concept since 2003. The 2016 reform maintained the legal definition of special subject matter competence. Albanian jurisprudence has also provided interpretations that are based on the Criminal Code and the Code of Criminal Procedure.
Therefore, the question is not whether Albanian courts can refer to international conventions. Of course, they can refer to them when this is legally appropriate. The question is why, for a concept that has a clear history in Albanian legislation and jurisprudence, a solution should initially be sought in the Palermo Convention, instead of building an argumented interpretation on Albanian law itself.
This is a dilemma that should not remain open, especially when the freedom of the individual may depend on the answer given to this question.