2026-10-20 13:38:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestues kanë goditur me shkelma një furgon të Policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të revoltuar, protestuesit dëgjohen duke thënë “Maskarenj, ku i çuat djemtë që morët, më thuaj", S"’ju vjen turp", "Njerëz me tre muaj shkollë, turp".

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse.

Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha.

Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen".


Video