2026-10-20 14:19:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestuesit janë grumbulluar tani para Ministrisë së Arsimit, ku disa të rinj kanë nisur që të godasin me gurë në drejtim të institucionit.

Të rinjtë janë të maskuar dhe me kapuça që të mos dallohen. Ata po marrin gurë nga trotuari dhe i hedhin te godina e Ministrisë së Arsimit, e cila është e dëmtuar edhe më herët nga protestuesit.

Edhe pse në katin e parë janë vendosur disa mbrojtëse hekuri, dëmtimet në të janë të dukshme.

Disa prej tyre janë futur edhe në oborrin e institucionit, ndërsa protesta po vijon.


Video