Democratic Party MP Eno Bozdo declared today that KAYO is a “legal shell” and not an enterprise, which was designated as a sole supplier and excluded from competitive procurement, and then created companies with private partners. During a press conference, Bozdo stated that public companies are special systems invented to keep all public funding out of control, so that no one has any idea what is being done.
He has criticized the model and their relationship with the private sector, denouncing a scheme that, according to him, is handing over the state's monopoly rights to the private sector and closing every door to transparency. Bozdo has publicly called for a moratorium on public companies and international competition for any private partner, arguing that there can be no real control over public funds when companies are created with state capital, receive exclusive rights and then pass under private control without competition and transparency.
According to the Democratic MP, the KAYO model is the most flagrant example of this scheme. In this climate, where the opposition accuses the government of using state institutions and mechanisms to favor certain private and political interests, the Democratic Party raises concerns about another front: the targeting of political opponents ahead of the 2027 local elections.
The full speech of the DP MP, Eno Bozdo:
In the last 6 years, we have had a very large, unprecedented increase in the number of public companies in Albania with local or central ownership, an expectation deliberately encouraged by the Albanian government, which by establishing these companies in different sectors of the country's economic life, is increasingly increasing the presence of the public sector in the economy.
Furthermore, many of these companies have obtained exclusive monopolistic rights, damaging the market, transparency, and competition in the market.
Further, according to a well-thought-out, noiseless scenario, these monopolistic companies are given under the control of private individuals, friends of the party and the prime minister, who operate in the shell of a public company, but on the other hand, avoiding procurement laws, transparency, the right to request information and receive information from the public and interested parties, but also those of public auditing by responsible institutions.
Practically what we witness every day is a well-prepared scheme, which has always had the aim of creating monopolistic commercial rights, which then cede, pass on, transfer them to the private sector.
The KAYO case and the healthcare scenario are undeniable evidence of this phenomenon.
Siç e shikoni, këtu kemi paraqitur një listë të të gjitha kompanive publike të krijuara në Shqipëri nga pushteti qendror, duke filluar nga viti 2019 më të famshmen, Korporata e Investimeve Shqiptare që menaxhon çdo pronë publike, deri në vitin 2026.
Kjo është lista e plotë dhe po të shikoni janë më shumë se 20 kompani të krijuara me kapital publik. Në total janë 76 edhe me ato të krijuara më parë, dhe kemi edhe 3 kompani të tjera që janë në proces krijimi.
Është shoqëria shtetërore e pyjeve, shoqëria e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Praktikisht një KAYO bis që do të operojë me të gjitha fondet publike të shëndetësisë dhe operatori i shoqërive shtetërore.
Po të shikoni këto kompani kanë kapur të gjitha sektorët ekonomikë të vendit.
Armatimi, tarifimi rrugor, zhvillimi, pulla fiskale, sterilizimi spitalor, teknologji dixhitale, transporti publik-privat, mbetje dhe pyje.
Faktet na tregojnë se shteti krijon shoqëri të reja publike ku më parë nuk operonte, në sektorët e armatimit, zhvillimi, shëndetësi, pyje, transport.
Shtetit më pas u jep monopol furnizuesit të vetëm, pastaj e përjashton nga prokurimi konkurrues me vendim të Këshillit të Ministrave, kompani të cilat pastaj fillojnë dhe kontrollohen nga privati. Dhe më pas, siç thashë, vjen çasti i kontrollit nga privati me kontratë të negociuar pa garë, pa çmim të përcaktuar e të tjerë e të tjerë.
Rezultati i kësaj strategjie është shumë i qartë: nuk është fuqizimi i shtetit në ekonomi, përkundrazi, është dorëzimi te privati i të drejtave monopolistike të vetë shtetit. Kjo ndodh tani.
Përpara se të hyjmë në thellësi, një referencë ndaj atyre që qeveria i pëlqen shpesh t’i citojë: çfarë kërkon Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar? Bashkimi Evropian kërkon mbikëqyrje dhe qeverisje të forcuar të ndërmarrjeve shtetërore, prokurim konkurrues, kontrollin e ndihmës shtetërore. Çfarë ndodh në të vërtetë në Shqipëri? Krijohen shoqëri të reja pa politikë pronësie, monopolizohet furnizimi me vendime të Këshillit të Ministrave, asnjë njoftim për ndihmën shtetërore dhe për klasterin e ndërmarrjeve të reja.
Çfarë kërkon FMN? FMN kërkon menaxhim të rrezikut fiskal nga ndërmarrjet shtetërore dhe koncesionet, pastrim të detyrimeve të prapambetura, transparencë fiskale. Në anën tjetër, këtu krijohet Banka e Zhvillimit me 10 miliardë lekë nga Ministria e Financave, e cila është në të njëjtën kohë edhe pronare, edhe rregullatore, edhe mbikëqyrëse.
E çfarë thotë e famshmja marrëveshje e Stabilizim-Asociimit në nenin 40-71? Ndërmarrjet publike dhe ato me të drejta ekskluzive të mos dëmtojnë konkurrencën, monopolet tregtare të mos jenë pa diskriminim. Furnizuesi i vetëm i caktuar me vendim, siguri fizike falas nga Forcat e Armatosura për shoqëri me shumicë private. Kjo ndodh te shoqëritë me shumicë private.
Ja dhe çfarë do të thonë standardet e OECD-së. Sa për sqarim, Bashkimi Evropian nuk ka direktivë të përcaktuar të dedikuar për qeverisjen e korporatave publike, por i referohet gjithmonë udhëzuesit për qeverisjen e mirë të korporatave publike të OECD-së. Nuk jam duke i lexuar të gjitha, por dy pikat e fundit shikoni: ndarja e pronësisë si pronësi dhe rregullimi. Është një ndër kushtet thelbësore. Shteti është njëkohësisht rregullator dhe operator.
Rasti i fundit është shoqëria e re e cila u krijua së fundmi. Neutraliteti konkurrues, kjo është bibla e qeverisjes, konsiderohet bibla e qeverisjes në korporatat publike, te pronësitë shtetërore publike pra.
Neutraliteti konkurrues: siguri fizike falas nga Forcat e Armatosura, akses pa garë në pasuritë publike. Ky është rasti tipik i KAYO-s. Kemi pak te KAYO.
Siç thashë në thelb, siç bëhet e qartë edhe nga audiopërgjimet, siç bëhet e qartë edhe nga investiguesit, KAYO në fakt nuk është një ndërmarrje, nuk është prodhues, në fakt është vetëm një guaskë ligjore. Është themeluar në vitin 2024. Me VKM në vitin 2025 përcaktohet si furnizues i vetëm dhe përjashtohet pastaj nga prokurimi konkurrues. Realiteti është që KAYO nuk prodhon asgjë. Zero veprimtari në bilancet e viteve 2024-2025. E vetmja veprimtari e saj që nga regjistrimi është krijimi i katër shoqërive me privat. Në periudhën gusht-nëntor 2025.
Dhe këtu dua të citoj pastaj një direktivë shumë të rëndësishme të Bashkimit Evropian… përjashtimi nga prokurimi nuk vlen kur shoqëria kontrollohet nga privati. Por kjo është skemë që i ofron privatit guaskën mbrojtëse të pronësisë publike të KAYO-s, e cila është boshe vetë.
Katër kompanitë, siç do ta shohim dhe më poshtë, në thelb janë private. Dhe nuk janë katër, por siç e shikoni, TIMAK Defense, Advanced Armed Tech, MKD-ja dhe Guna Tactical, janë katër shoqëri, por janë me dy grupime pronarësh. TIMAK dhe Unot 18 kanë të njëjtin ortak. Kapital thelbësor rreth 35 mijë euro për këtë shoqëri, asnjë ortak nuk ka kapacitete prodhuese apo kapital të rëndësishëm, thelbësor. Asnjë procedurë konkurruese e dokumentuar për përzgjedhjen e ortakëve privatë. Sepse praktikisht ligji i sektorit shqiptar gjithashtu do të kërkonte që në qoftë se do të ndërtoheshin nënkompani, bija të veçanta, atëherë duhet të kishin një proces konkurrimi.
Pse asnjë institucion nuk i kontrollon dot? Sepse të tre ligjet që janë thelbësore për kontrollin e fondeve publike (ligji për prokurimin publik, ligji për veprimtarinë e KLSH-së, auditi i brendshëm) nuk arrijnë dot të operojnë kur shumicën e bordit dhe pronësinë reale e ka privati.
E thënë thjesht, këto shoqëri blejnë ku të duan, me çmimin që vendosin ato vetë dhe ia shesin shtetit pa tender, pa auditim dhe pa llogaridhënie. E askush nuk kupton dot asgjë ku përfundojnë paratë.
Sa para kalojnë nëpërmjet kësaj skeme? Buxheti për mbrojtjen i vitit 2026, me ndryshimet e fundit, është diçka më shumë se 70 milionë euro. 80% e fitimeve shkon në duart e privatit. Këto blerje kalojnë përmes katër shoqërive të cilat përcaktojnë vetë çmimin e blerjes dhe atë të shitjes ndaj shtetit.
Fitimi ndahet sipas pronësisë, 80% te privati në tre shoqëri dhe vetëm në një shoqëri është 50% te privati. Po kush është triku tjetër që ka përdorur qeveria për t’i nxjerrë këto kompani jashtë interesit publik? Kjo ka ardhur me 10 prill të vitit 2026 kur me VKM janë rritur pragjet e klasifikimit si shoqëri me rëndësi për interesin publik.
Ligji detyron shoqëritë me rëndësi për interesin publik t’i nënshtrohen auditimit ligjor. Pragu i qarkullimit është rritur nga 2.5 miliardë lekë në 4 miliardë lekë (rreth 40 milionë euro) dhe aktivet i ka rritur nga 1.25 miliardë në 2 miliardë lekë (rreth 20 milionë euro).
Pragjet janë rritur, shoqëritë që bien nën këtë prag nuk auditohen më nga asnjë ligjor. Mbyllet çdo derë për të bërë transparencë ndaj këtyre kompanive.
Tani kemi një rast dhe më interesant, marrëveshja e 12 majit të këtij viti të shitjes së aksioneve midis KAYO dhe shoqërisë Guna Tactical. Janë shitur 2% të aksioneve me këtë marrëveshje. Dhe shteti kalon nga kontrolli i tij prej 51% në 49%, pa zhurmë, pa u ndjerë. Kjo kontratë ka plot të meta që nuk janë të meta rastësore, janë për me qëllim, për të favorizuar pozicionin e privatit. Pronësia kalon përpara se të dihet çmimi, nuk ka çmim të përcaktuar. Vlerësimi jep shifra të papërfillshme, është 2% që kalon kontrollin e gjithë transaksioneve!
Kontrata kundërshton veten, sepse pretendon që nuk cenohet kontrolli i shoqërisë në një kohë që i ka dhënë 51% privatit. Çdo palë zotohet të mos zbulojë përmbajtjen e marrëveshjes. Asnjë autorizim nga guaska që qeveria ofron!
Çfarë duhet të ndodhë?
E para, të kërkojmë me forcë një moratorium, një ndalesë, një ngrirje të të gjitha shoqërive publike me asete, sadopak të jenë asete shtetërore, shoqëri edhe të përbashkëta private, shtetërore.
Numri i tyre nuk mund të rritet dhe duhet të kuptojmë për të gjitha kompanitë e tjera çfarë transaksionesh duan të hyjnë dhe çfarë duan të bëjnë, sepse asnjëri nuk jep garanci që pasi kjo skemë të mbyllet dhe në sektorin e shëndetësisë, mos dalë një skemë tjetër, t’ju them unë pyjeve për shembull, që të operohet në të njëjtën mënyrë.
Së dyti, të kërkojmë patjetër me anë të nismave ligjore, garë publike ndërkombëtare për çdo ortak privat. Ne nuk i heqim dot të drejtën shtetit që të hyjë në kompani të përbashkëta me privatin, por sigurisht kompania ka një objekt dhe sigurisht për këtë duhet hapur garë ndërkombëtare.
Po pse nuk hapet garë ndërkombëtare rasti i KAYO-s? Se nuk mund të fitonte Roni i vet, i cili nuk ka asgjë në backgroundin e tij, përveçse është mik personal i Edi Ramës. Përndryshe, e njëjta skemë do të ndodhi edhe në sektorin e shëndetësisë. Do të vijë Roni i dytë, kushdo të jetë ai, i treti, i katërti e me radhë ose kushdo të jetë dhe do të bëjë të njëjtën skemë këtu. Miliarda euro do ikin, miliona, qindra miliona janë tani por me rritjen e buxheteve do kapin këtë dhe askush nuk do marrë vesh ku blihet, çfarë blihet, si shitet, ku shkojnë këto para.
Dhe gjithmonë pyetja është, a mund ta bëjë privati këtë gjënë mirë? Pse nuk e bën tregu konkurrues dhe pse duhet ta bëjë shteti? Kjo është një pyetje tjetër.
Ndalimi i klauzolave të konfidencialitetit në kontratat me kapital publik. S’mund të ketë! Këto janë kontrata për themelimin e shoqërive të përbashkëta dhe nuk mund të ketë klauzola që ndalojnë transparencën. Është në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me ligjin shqiptar, në kundërshtim me standardet e OECD-së, në kundërshtim me çfarë kërkon Bashkimi Evropian dhe FMN-ja.
Dhe rikthimin e pragjeve të VKM-në me nivele të mëparshme, do t’i ulim pragjet në mënyrë që të bëjnë dhe auditim ligjor këto kompani, jo thjesht auditim ekonomik financiar. Çfarë duhet, më shumë se kaq?
Së pari duhet një politikë kombëtare e pronësisë shtetërore.
Të gjitha vendet e BE-së, edhe vendet që synojnë të këtij rajoni që të hyjnë në Bashkimin Evropian, kanë një politikë kombëtare. Politika kombëtare arsyeton pse nevojiten kompani publike në sektorët përkatës. Dhe kjo raportohet para parlamentit. Vendimmarrjet politike sigurisht i janë qeverisë, por politikëbërja në konceptin strukturor është e parlamentit. E dyta, ajo që kërkohet prej kohësh në Shqipëri dhe s’është realizuar ndonjëherë, raport agregat vjetor për ndërmarrjet shtetërore. Edhe ky para parlamentit.
Po ne jemi në situatën absurde që nuk arrijmë dot të gjejmë as bilancet e OSHEE-së për t’ju thënë dhe nuk arrijmë dot të kuptojmë se çfarë ndodh me gjigantët, me dinozaurët e korrupsionit të kompanive publike.
Asnjëri nuk gjen dot asnjë informacion çfarë ndodh me Ujësjellës Kanalizimet. Sa punësohen, ku punësohen, për çfarë arsye punësohen, sa arrihen objektivat vjetorë, sa realizohen investimet, kush është kosto efektive e investimeve? Kjo vlen për ujësjellësit, kjo vlen për OSHEE-në, kjo vlen për KESH-in, kjo vlen për OST-në, për të gjithë dinozaurët e mëdhenj të kompanive publike.
E prandaj do të duhet, dhe jemi duke punuar në këtë drejtim, dhe një ligj për qeverisjen e ndërmarrjeve shtetërore. Siç e kërkon OECD-ja, siç shumë vende të rajonit që vijnë nga eksperienca e ekonomisë së centralizuar dhe kanë trashëguar vende të tilla të ndërmarrjeve shtetërore.
Sllovenia është një rast suksesi, Rumania është një rast tjetër suksesi, Bullgaria është duke bërë përpjekje. E kanë zgjidhur këtë gjë duke çmontuar lidhjen e politikës me kompanitë shtetërore, duke mos lejuar nepotizmin politik dhe nepotizmin ekonomik që të ndërhyjë.
Në rastin e Shqipërisë, çfarë do të thotë kjo? Që gjithë punonjësit e KESH-it, OSHEE-së, OST-së, Ujësjellës Kanalizime, të mos përdoren si patronazhistë dhe numri i tyre të mos rritet me 30-40% sa herë që ka fushata elektorale. Sepse kështu blihen votat me paratë tona. Këtë do të thotë kjo gjë dhe për këtë ligj jemi duke punuar dhe grupi parlamentar unë besoj shumë shpejt do ta paraqesë.
Të fillojmë një debat real publik mbi pasurinë tonë publike. Si duam ta menaxhojmë dhe çfarë niveli transparence do të menaxhojmë.
Dhe e fundit, jo më pak e rëndësishmja, është bërë gjithçka që ky treg apo tregje të caktuara të mos jetë në sytë e publikut, janë mbyllur çdo derë e transparencës. Autoriteti i Konkurrencës ka një detyrë të shtuar për të kontrolluar këto sektorë.
Pyetje: Përshëndetje zoti Bozdo. Për sa kohë që shteti jep ekskluzivitete të këtyre kompanive, si në rastin e KAYO-s që të jetë furnizuese, a parashikon ligji kufizime që në çdo rast shteti të jetë, po them, maxhoritar në aksione në një kompani që krijon me privatin? Pra, në rastin konkret ne pamë që shteti ishte vetëm 20% aksioner. A është ligjore kjo dhe a është normale që të ndodhë? Do të keni një nismë për këtë?
Zoti Bozdo, para disa javësh, para se të mbyllej sesioni i kaluar parlamentar, maxhoranca miratoi me urgjencë një marrëveshje kredie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 100 milionë dollarë në fushën e mbrojtjes. A ka rrezik që kjo kredi dhe një pjesë e këtyre parave të përdoren dhe të kalojnë nëpërmjet KAYO-, nëpërmjet kësaj skeme, dhe a keni ju informacion, duke qenë se u miratua me urgjencë në mënyrë që të zbatohej sa më shpejt, që ndoshta një pjesë e këtyre parave apo e blerjeve që Shqipëria ka bërë për armatimet, të kenë kaluar nëpërmjet KAYO-s dhe të kemi abuzime dhe në këtë kredi?
Eno Bozdo: Shikoni, janë dy çështje brenda pyetjes suaj.
E para, sipas praktikës, udhëzuesit të OECD-së, se thashë që Bashkimi Evropian nuk ka direktiva përgjegjëse për këtë gjë, por përdor si bibël të saj udhëzuesin e OECD-së për qeverisjen e mirë të korporatave publike. E para, sa herë që shteti fal ekskluzivitet tregtar apo ekonomik në një sektor, këtë e bën duke e arsyetuar në emër të një interesi më të lartë publik. Sektori i armatimeve mund të jetë fare mirë, sepse për arsye të caktuara, ca të dhëna janë sekrete. Jo çdo gjë që kalon, jo numri i makinave që prodhohet, por pjesë të tjera të informacioneve ushtarake mund të jetë, ndoshta duhet të jetë sekret.
E para, pra arsyetohet pse arrihet këtu.
Second, as long as they are done with public funds, because these are all public funds that are given, what is the point of handing over the controlling stake to the private sector? The money is ours, I keep the majority. The private sector is invited to offer only the expertise and know-how that the state does not have.
That's the essence of the matter. I have the money, you give me the know-how that the private sector has greater know-how than the public sector in certain situations. And these are all sanctioned. Here we have a contradiction with the rules, with economic logic but also the logic of the OECD, but also the logic of the models of the European Union countries, we have never arrived at such systems that you can't even find them, but these are sui generis, they are special systems invented to keep all public funding out of control, so that no one has any idea what is being done.
For the second part of your question, as far as I am aware, the contract does not contain any specifications of this type, so it does not state the obligation of the Albanian party to use it in certain sectors. This could very well be part of the confidentiality.
At the moment we speak, I have no clue. But, knowing this government and everything, knowing the prime minister, it would not be surprising at all for such a thing to happen, except that then Ronnie himself must find another trick to keep the United States Embassy quiet and to throw ashes in the Americans' eyes, because I am very sure that our biggest partner cannot agree to become part of such corrupt schemes, even when it gives a commercial loan that a system is used in the defense sector. /Dosja.al