AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj!

2026-11-04 08:15:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin
Alexandria Ocasio-Cortez/ Diam Hysenaj

Kongresmenia demokrate Alexandria Ocasio-Cortez ka fituar një mandat të pestë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, pasi mundi kandidatin republikan Diam Hysenaj në zgjedhjet e zhvilluara të martën, sipas agjencisë Associated Press.

37-vjeçarja, e cila përfaqëson distriktin e 14-të të Nju Jorkut, siguroi afro 79 për qind të votave, kur ishin numëruar 45 për qind e fletëvotimeve, vetëm 20 minuta pas mbylljes së qendrave të votimit.

Kundërshtari i saj, Diam Hysenaj, 44 vjeç, sipërmarrës në sektorin e pasurive të paluajtshme me origjinë nga Shqipëria, nuk arriti të zhvillonte një garë konkurruese. 

Fushata e tij mblodhi vetëm 440 mijë dollarë, ndërsa Ocasio-Cortez siguroi rreth 38 milionë dollarë financime.

Fitorja e mandatit të pestë vjen në një moment kur 37-vjeçarja po shqyrton hapur mundësinë e kandidimit për presidente të SHBA-së ose për një vend në Senatin amerikan. Ajo ka deklaruar se do të marrë një vendim pas zgjedhjeve të mesmandatit.


Video