Humbja në zgjedhje, Trump publikon foton e kapelës me mbishkrimin “VETO”!

4 November 2026, 07:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humbja në zgjedhje, Trump publikon foton e kapelës me mbishkrimin
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rezultateve të para të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku demokratët siguruan kontrollin e Kongresit, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet me shumicën e re demokrate mund të shoqërohen me përplasje të forta politike.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump publikoi fotografinë e një kapeleje të kuqe me mbishkrimin “VETO”, të vendosur me shkronja të mëdha të bardha. Imazhi të kujton kapelat e famshme MAGA, të cilat janë kthyer në simbol të lëvizjes së tij politike.

Ky veprim vjen pas deklaratave të mëparshme të presidentit, i cili kishte paralajmëruar se do të përdorte veton ndaj çdo nisme në rast se demokratët do të arrinin të rimerrnin kontrollin e Kongresit.

 

Humbja në zgjedhje, Trump publikon foton e kapelës me mbishkrimin


Në një tjetër reagim, Trump bëri të ditur se do të analizojë rezultatet e zgjedhjeve gjatë ditëve në vijim.

Ai tha se do të marrë rolin e një komentatori politik, duke shpjeguar arsyet që çuan kandidatët republikanë drejt fitores ose humbjes.


Video