E zuri korenti gjatë punës, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë

6 November 2026, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E zuri korenti gjatë punës, humb jetën elektricisti

Një elektricist 45-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul, në Vlorë.

Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, rreth 45 vjeç, i cili ishte pjesë e grupit të punës së Drejtorisë së Tensionit të Lartë.

Ngjarja ka ndodhur teksa grupi i punonjësve po kryente punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit në punë.


Video