Fieri rrethohet nga fotovoltaikët – Qeveria miraton impiantin 1 ...
28 Nëntor, 21:48Fokus

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut thotë se ka identifikuar personin që vendosi flamurin shqiptar mbi një automjet policie në Tetovë, gjatë festimeve për Ditën e Flamurit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ministria bën të ditur se personi është thirrur në polici për të dhënë shpjegime, në prani të njërit prej prindërve, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.
Pas përfundimit të verifikimeve, Ministria e Brendshme bën me dije se ndaj tij pritet të ndërmerrev veprime ligjore.