Tregu i përbashkët energjetik me Kosovën, ERE cakton “agjentin e transferimit”

27 December 2023, 09:52Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tregu i përbashkët energjetik me Kosovën, ERE cakton

Enti Rregullator i Energjisë ka caktuar agjentin e transferimit për Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke plotësuar këtë instrument me një hallkë të nevojshme për bashkimin e tregjeve energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në mbledhjen e fundit u përcaktua se ky rol do të luhet nga ALPEX SHA, ndërkohë që vendimi do të hyjë në fuqi në momentin që bashkimi i 2 tregjeve do të bëhet efektiv.

“Agjent transferimi” është subjekti që ka për detyrë transferimin e pozicioneve neto ndërmjet Palëve Qendrore të ndryshme. Ai mund të veprojë si kundërpalë ndërmjet kundërpalëve të ndryshme qendrore për shkëmbimin e energjisë elektrike, nëse palët e interesuara lidhin një marrëveshje specifike për këtë qëllim.


Video