Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një udhëzim i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe asaj të Infrastrukturës ka ulur tarifën e kalimit të kufirit për çdo pasagjer që lëviz në rrugë ajrore në Shqipëri.
Kjo tarifë, prej 2014-s ishte 10 euro.
Udhëzimi i ri përcakton uljen e saj në vetëm një euro. Kryeministri Edi Rama tha gjatë uljes së avionit të parë në Aeroportin e Kukësit se heqja e kësaj tarife do të ulë edhe më tej çmimet e biletave dhe të bëjë Rinasin një aeroport më atraktiv për fluturimet e huaja “low cost”.
Megjithatë, tarifa nuk u hoq fare, por u la në 1 euro për pasagjer, sipas udhëzimit të dy ministrive.