Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

29 July 2025, 11:14Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera
Foto ilustruese

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të martë, 29 korrik, euro blihet në tregun valutor me 96.8 lekë dhe shitet me 97.7 lekë.

Nga ana tjetër dollari amerikan ka shënuar një rënie të lehtë, ku blihet në tregun valutor me 83.2 lekë dhe shitet me 84.6 lekë.

Paundi britanik ka shënuar gjithashtu rënie, ai blihet në tregun valutor me 111.4 lekë dhe shitet me 112.6 lekë.

Ndërkohë që dhe franga zvicerane ka shënuar një rënie të lehtë, ajo blihet me 103.5 lekë dhe shitet me 104.7 lekë.


Video